Home » Lajme, Vendore » Me protestë shënohet ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Luginës

Me protestë shënohet ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Luginës

“Me moton kërkojmë zgjidhje dhe kthimin e teksteve tona “është shënuar protestë e qetë  në orët e para mësimore në të gjitha shkollat në Luginë. Protestat janë shënuar në të dy ndërrimet që zhvillohet procesi mësimore.

Ora e parë  e procesit mësimorë ka nisë me protestë në të gjitha shkollat shqipe në Luginë. Nuk kemi asnjë tekst në gjuhën shqipe ka qenë  mbishkrimi që ka mbizotëruar në të gjitha tabelat e shkollave shqipe . Protesta nisi në shkollën fillore Zenel Ajdini në Raincë të Preshevës , aty ditë më parë policia konfiskoi mbi 5 mijë tekste në gjuhën shqipe që kishin ardhur si donacion nga RKS. Nxënësit me çanta bosh kërkojnë që ti kenë librat si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Drejtori Shukri Ymeri edhe sot ka kërkuar nga organet kompetente që të kthehen librat e konfiskuar.

E Gafurr Hyseni drejtor në shkollën fillore në Miratoc ka thënë se protesta e sotme me nxënës dhe mësimdhënës ishte qetë. Kemi të drejtë të kërkojmë siç e kanë mundësinë teksteve mësimore të gjitha pakicat tjera në Serbi, ka shtuar ai. Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe mësimdhënësit.

Nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga ministria e arsimit  dhe sot ata përballen në mungesë të mbi 90 % të teksteve shkollore.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch