Home » Lajme » Me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së familjarë, miq, ish bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe tek vendet e rënies dhe varrezat e tyre

Me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së familjarë, miq, ish bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe tek vendet e rënies dhe varrezat e tyre

Familjarët, miqtë, ish bashkëluftëtarët dhe qytetarë të shumtë të Komunës së Preshevës, me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së në luftën çlirimtare në Luginë të Preshevës, kanë bërë homazhe edhe tek vendet e rënies dhe varrezat e tyre. Itinerari për ditën e sotme ka filluar në vendin e rënies së dëshmorit Mitat Musliu, kurse më pastaj ka vazhduar tek penda e Rahovicës ne vendin e rënies së katër dëshmorëve Bardhyl Osmani, Shaban Ukshini, Sami Ukshini dhe Kastriot Salihu. Varrezat e fshatit Rahovicë në të cilën pushojnë eshtrat e dëshmorëve Shaban Shahini e Agim Halimi si dhe të martirit Riza Ibrahimi ishte ndalesa e radhës e atyre që pëkujtuan sot dëshmorët e kombit, kurse u vizituan edhe vendi i rënies së tyre. Progarmi i ditës së sotme i organizuar nga OVL e ish UÇPMB-së, vazhdoi në varrezat e Preshevës, me homazhe tek Barrdhyl Osmani Delta, dhe Ibrahim Fejzullahu, si dhe martiri Rahim Nuhiu. Dita e sotme e aktivitevteve të shumta me homazhe, ka përfunduar tek varri i dëshmorit Mitat Musliu në Strezoc dhe Qenan Rahimi në Bushtran. Përveç familjarëve, miqëve dhe ish bashkëluftëtarëve, homazhe pranë vendit të rënies dhe varrezave të dëshmorëve në emër të pushtetit lokal të Preshevës, ka bërë edhe nënkryetari i Kuvendit Orhan Rexhepi. Gjatë homazheve disa nga familjarët e të rënëve kanë recituar edhe disa poezi kushtuar më të dashurve të tyre.

——————

Në Maxhere  me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇPMB-së Hysen Salihu kanë bërë homazhe familjarët dhe ish-bashkëluftarët e tijë

Në fshatin Maxhere, para varrit të dëshmorit të UÇPMB-së Hysen Salihu, me rastin e 10 vjetorit të rënies së tij, kanë bërë homazhe familjarët, ish-bashkëluftarët dhe miq të shumtë. Fillimishtë përfaqësuesi i veteranëve të OVL-së, falenderoi të pranishmit për pjesmarje, kurse më pastaj u mbajt edhe një minut heshtje, për nder të dëshmorit Hysen Salihu dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të luftërave shqiptare, dhe në fund u vunë edhe kurora lule nga shokët e idealit. Babai i dëshmorit Hysen Salihu, tha se ai ndjehet krenar që ka pasur një djalë të tillë dhe i falenderoi të gjithë për kohën e ndarë në shenjë të nderimit të tij. Hysen Salihu, ka lindur në vitin 1979, në fshatin Bilaç, ku edhe ka jetuar. Në moshën 22 vjeçare, ai iu është bashkangjitur radhëve të UÇPMB-së, kurse është sistemuar në brigadën 113 “Ibrahim Fejzullahu”. Në krye të detyrës ra heroikisht më 11 maj në vitin 2001.

RTV Presheva

When looking at repeated addition and multiplication, teachers can look to http://writepaper4me.com regular savings, perhaps in terms of a portion of one’s paycheck or allowance and examine accumulation overtime, this can also be represented graphically

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch