Home » Lajme » Me rastin e 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Manifestimit Qendror në Prizren ( 10 qershor 2011) me moton “Lidhja është gjallë”

Me rastin e 133 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Manifestimit Qendror në Prizren ( 10 qershor 2011) me moton “Lidhja është gjallë”

DELEGATËT E LUGINËS SË PRESHEVËS NË LIDHJEN E PRIZRENIT

Shkruan: Xhemaledin SALIHU                              

Në kohën e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit në të cilin kuvend kishte edhe përfaqaësues delegat nga  shqiptarët e Luginës të cilët ishin të gëzuan pa masë me shpresës se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes, mbajtjes iu këndua Lidhjes së Prizrenit, Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e Miratocit 

Themelimi i Lidhjes së Prizrenit (10 qershor 1878)

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 – 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e  parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.

Historia e Kosovës Lindore ndër shekuj

Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) është e banuar me shumicë shqiptare dhe aktualisht shtrihet në jug të Serbisë. Ajo qysh në Antikë i takonte Dardanisë, fisit Ilir që kryesisht shtrihej përgjatë lumit Moravë dhe Vardar. Këtë treve shqiptare e bëjnë komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (këto tri komuna paraqesin tërësi politike, por jo edhe territoriale dhe gjeografike). Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës dhe të Maqedonisë paraqesin  etnikumin më të vjetër në rajon. Ata bënin pjesë në Mbreterinë Dardane, e cila për ketë etnikum paraqiste tërësi etnogjenetike dhe politike. Mundësi  e madhe që ky etnikum të jetoje në një territor të përbashkët, me cilësi të përbashkëta etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike e politike. Mirëpo, luftërat e shumta të Mbretërisë së Dardanisë me Maqedonasit aq shumë e dobësuan, sa që pushtuesit e ardhshëm: Bizanti, Turqia Otomane, Sllavët e copëtuan dhe e ndan këtë etnikum në disa territore. Edhepse zhgënjim i popullatës shqiptare, asnjëherë nuk u shua kërkesa, shpresa e Shqiptarëve për bashkim të këtyre territoreve  në Shqipëri Etnike.

     Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate. Hekurudha përgjatë Lumit Moravë dhe Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente. Autostrada poashtu është me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit aktualizohet edhe kanali përgjatë lumit Danub – Moravë – Vardar, për të cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Françezët, Anglezët. Kështu territorin e Shqiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI, ushtria turke në shek. XV, më vonë shumë pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve të Luginës asnjëherë dhe kurrë nuk iu shua shpresa për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarëshqiptare.

     Apo siç shprehet Ibrahim Kelmendi, patriot nga Presheva: Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, apo siç shprehet historian Shukri Rahimi: Historia e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva i konsideroj sit të tilla, të ndara artificialisht. Apo siç shprehet historiani Ramiz Abdyli: Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare , jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi i tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tonë.             

Edhe pse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin turk, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin turk atoman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës  gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotë të Luginës organizuan protesta  dhe ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’i paguajë tatime të mëdha pushtetit turk. Pastaj të përmendin kryengritjen e Dervish Carës, më 1844, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni dhe përfshiu tërë terrotirinë e Dardanisë.

     Pra, qysh me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të ish’Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim kombëtar. Se Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashëse, e kyçur në Lëvizjen Gjithëkombëtare dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombëtare Shqiptare fletë edhe fakti i themelimit të Degës se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë me në krye me Sheh Maksut Efendiun si dhe pjesëmarrja e patriotëve nga Presheva në Kuvëndin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 : Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi.

     Në këtë kohë të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrjes së delegatëve të Preshevës  në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë me shpresës se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes, mbajtjes iu këndua Lidhjes së Prizrenit, Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e Miratocit

Presheva vallëzoi dhe  këndoi gjatë përcjelljes së delegatëve preshevarë  për në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare në Prizren, por edhe përfundimit dhe pritjes së rezultateve të Kuvendit, që ishin me rëndësi edhe për fatin e Preshevës. Pra, është e njohur se Presheva që nga viti 1878 u bë qendër e Kazasë së Preshevës.

Sipas të dhënave dhe kujtimeve në këtë kohë  thuhet se lindi edhe vallja e njohur preshevare, vallja e Miratocit, e ashtuquajtura “Miratocka”.

Vallja më e njohur preshevare, Vallja e Miratocit “Miratocka” është valle me motive epike, e cila lindi në kohën e mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vallja në fjalë ka dy etapa ritmike, në fillim të valles ka një ritëm të ngadalshëm muzikor e të hapit, ndërsa pjesa e dytë apo e fundit e valles ka ritmin më të shpejtë, por në të dy etapat nuk humbet hapi i rëndë burrëror dhe krenar i valles shqiptare. Vallja ka lidhshmëri me përcjelljen e delegatëve, kur ritmi i valles është më i ngadalshëm dhe pritjen e delegatëve preshevarë për në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur ritmi përshpejtohet duke i pritur me kureshtje të madhe lajmet, haberet dhe rezultatet e Kuvendit.

     Shqiptarët e Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kërkesave të Qeverisë  Shqiptare të Shqipërisë, e cila kërkoi Autonomi Territoriale – Politike të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Otomane. Perandoria Otomane nuk i pranoi 14 kërkesat e Shqiptarëve për Autonomi Politike, por vetëm kërkesat kulturore-arsimore.Kështu dështoi dhe zhgënjimi në Perandorinë Otomane që Shqiptarët të jëtojnë në një shtet të përbashkët shqiptar. Mirëpo erdhi zhgënjimi, mosnohja e autonomisë politike nga Perandoria Otomane. Shqiptarët e pakënaqur organizuan Kryengritje. Kësaj iu bashkangjitën edhe  Shqiptarët e Luginës  kundër Perandorisë në krye me patriotin Idriz Seferi.

Preshevë, më 10 qershor 2011 Showcase someone to do my homework for me your ability to work together with colleagues

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch