Home » Kulturë » ME RASTIN E 6-TË VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS SHKSH ”NËNATEREZË ” NË ÄNGELHOLM- SUEDI ORGANIZOJ NJË FESTË MADHËSHTORE.

ME RASTIN E 6-TË VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS SHKSH ”NËNATEREZË ” NË ÄNGELHOLM- SUEDI ORGANIZOJ NJË FESTË MADHËSHTORE.

 

Në praninë e një numri të konsiderushëm të bashkatëdhetarëve dhe në një atmosferë festive, me rastin e 6-të,vjetorit të pavarësisë së Kosovës”,  Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH) ” NënaTerezë” në Ängelholm të Suedis ,organizojnjë mbrëmje festive.
Këtë program festivë, me rastin e 6-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës e shpalli të hapur z. Robert Hoti, anëtar i kryesisë së ShKSh ”NënaTerezë” në Ängelholm.  z.RobertHoti, fillimisht i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke u’auruar  6-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Nëvazhdim  z. Robert Hoti, ftoj për një fjalë rasti, për nderë të 6-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, z. Rrahman Rrahmanin, kryetar  i Sh.K.Sh.” NënaTerezë”në Ängelholm, i cilitheksoj:
Të nderuarë të pranishëm,  zonja dhe zotrinj,  fëmi të dashur, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive, kushtuar  6-të vjetorit të pavarësisë Kosovës.
Më lejoni që në emër timë personal, si dhe në emër të kryesisë së ShKSH ”NënaTerezë ” në Ängelholm, në përbërje:  z. Rrahman Rrahmani kryetar,  z. Ahmet Ahmeti sekretar, z.Hajdin Selaci arkëtar, z. Robert  Hoti dhe z. Astrit Shkupolli, anëtar kryesisë, të u’aurojë gjashtvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshirën më të mië, që në rradhë të parë të keni shëndet dhe suksese në jetë.
z. Rrahmani në vazhdim uroj  6-të vjetorn e  Pavarësinë sëKosovës, z.Hysen Ibrahimit, Kryetar i Shoqates së Shkrimtarve dhe Artistve Shqiptar  ”PapaKlementi XI Albani” në Suedi. Pastaj këngëtarëve të kësaj mbrëmje festive: Fatë Berisha,Robert Hotidhemuz. MentorHaxhiu. z. Rrahmani, pëgëzoj  z. Ahmet Ahmetin, koerograf dhe sekretar  i ShKSh”NënaTerezë” në Ängelholm, për punen dhe angazhimin e tijë me  fëmi tanë. z. Ahmeti plot 17-vite me rradhë, është duke punuar  me fëmi tanë në fushen e kultures dhe tradites sonë kombëtare. Nga të pranishmit në këtë mbrëmje festive, z. Ahmeti u përshëndet me një duartrokitje të gjatë. Pastaj vazhdoj:

Të nderuar pjesëmarrës,

Kosova sot shënon gjashtë-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, njërën nga datat m të rëndësishme të historisë së vendit.  “Ishte rrugë e gjatë për të ardhë deri në këtë ditë. Një ngjarje e madhe që vjen njëherë në disa shekuj, por që nisi të marrë formënë vitet e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.          
Filloi me grevën e minatorëve të Trepçës, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, për të vazhduar më pas me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, si dhe protestat e Lëvizjes Studentore.
 “Në vitet e ’90 –ta filloi epoka e rezistencës së armatosur nëKosovë,  filloi epoka e formimit të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Adem Jashari, e më pas edhe në gjithë vendin.  Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ndihmuar edhe nga forcat e NATO-së sollën lirinë e vendit.                    
Tënderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinjë,
Në këtë rast është detyrim moral dhe atdhetar që me besnikëri t’i përkujtojmë dëshmorët, martirët dhe të gjithë të rënët për  liri. Për ti kujtuar të gjithë ata që me pushkë e me penë, me djersë e me gjak, luftuan për atë më sublimen – lirinë”. Për të kujtuar me besnikëri,
arkitektin dhe themeltarin e Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë historik dhe shpirtëror i Republikës së Kosovës. Filozofija politike e ish Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, depërtojë në thellësitë botës perendimore dhe në SHBA, duke i bindur, të giithë, se Kosova e meriton pavarësinë e saj. Gjithsesi një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetëruar,  siq ishte NënaTerezë, ose Gonxhe Bojaxhiu, që ne me krenari, e mbajmë emrin e shoqatës sonë në Ängelohm. Dhe së fundi dëshroj ta falendrojmë popullin Suedez, për ndihmën që na dha para lufte,  gjatë luftes edhe pas luftes. Populli Suedez ,tani është mik i popullit shqiptarë. Zoti e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj. Zoti e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet  ai. Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në dhe miqët tanë kudo që ndodhen. Ju faleminderit për vëmendje.
Programin e kësaj mbrëmje festive me një valle“ kombëare ” e shpallën të hapur, valltarët e Shoqates Kulturore Shqiptare ( ShKSh) “NënaTerezë” në Ängelholm,  valle e cila është pregaditur nga koerografi dhe sekretari i shoqates në fjalë z. Ahmet Ahmeti.

 Valltaret e ShKSh Nëna Terezë

Grupi i vallëtarëve të rinjë, të ShKSh”NënaTerezë” në Ängelholm, 14-02-2014. nëkëmbë, nga e majta: Albina Makolli, Deona Rrustoll, Donika Sallahu, Albina Ibrahimi, Alberta Ahmeti. Ulur nga e majta: Gentrit Berbatovci, valon Ahmeti, Jetmir Buqaj dhe Arlind Ibrahimi.

Në vijim, të këtij programi festiv ansambli, ShK Sh ”Nëna Terezë” këtu në Ängelholm,u paraqit në sken, para të pranishmive  me vallen kombëtare,  e cila u interpretuan me mjafë sukses nga valltarët e kësai shoqate. Kjo valle u mirëpritë nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërprera. Në vazhdim do ti paraqesim disa foto nga vallëzimi i vallëtarëve të ShKSh”Nëna Terezë”,   në Ängelholm, me rastin e 6-të vjetorittë pavarësisë së Kosovë

 vallëzimi i vallëtarëve të ShKSh Nëna Terezë

Pastaj  vazhdoj programi muzikor, me këng dhe valle popullore,deri në orët e vona të pas  mesnatës, me këngëtarët tanë të njohur siq janë: Fate Berisha, Robert  Hoti  dhe muz. Mentor  Haxhiu.  Ishte një program shumë i  i pëlqyer,  për të gjithë të pranishmit.

Në  emër të kryesis së SH.K.SH. ”Nëna Terezë” në  Ängelholm – Suedi,

z. Ahmet Ahmeti, sekretar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch