Home » Lajme » Me rastin e fund vitit kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka mbajtur konferencë për media

Me rastin e fund vitit kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka mbajtur konferencë për media

Kreu i ekzekutivit Preshevar në konferencën e sotme  ka elaboruar të gjitha aktivitetet  gjithë punën që janë kryer gjatë këtij viti. Ai fillimisht ka folur për bashkëpunim e kabinetit të tij me administratën komunale , me institucionet ku themelues është pushteti lokal , pastaj me shkollat ,  institucionet qeveritare e veçanërisht me ambasadat e akredituar në Serbi si  dhe me organizatat e ndryshme ndërkombëtare të cilat kanë ndihmuar në vazhdimësi komunën tonë.

Ndërkaq kryetari Mustafa ka folur edhe për funksionimin e këshillit komunal , duke  konsideruar se anëtarët e këtij organi kanë nxjerrë vendime të rëndësishme gjithmonë në të mirë të qytetarëve.

E kur jemi tek ndërkombëtarët këtë vit në kabinetin e kryetarit Mustafa janë zhvilluar mbi 30 takime me diplomatë të huaj.

Kryetari Mustafa gjatë këtij viti ka zhvilluar edhe një sërë takimesh jasht vendit , duke potencuar takimet vazhdueshme me ambasadorin shqiptar , pastaj me ministrin e arsimit të republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës , me një fjalë takime këto që kanë rezultuar tejet pozitive , pasi të gjithë studentët si në Kosovë dhe Shqipëri janë regjistruar në drejtimet e përcaktuar nga vetë ata.

Po ashtu kreu i komunës ka zhvilluar edhe një mori takimesh me përfaqësues të partive politike në Kosovë , Shqipëri dhe Maqedoni, e ajo e fundit ishte me kreun e bashkisë së Tiranës zotin Lulzim Basha, një takim ku u këmbyen ide dhe përvoja për një bashkëpunim të ndërsjellët dhe sa më efikas.

Pas elaborimit të takimeve është ndalur në realizimin e buxhetit, që sipas tij mjetet buxhetore janë shfrytëzuar sipas parashikimeve dhe janë shpërndarë në mënyrë transparente.

Këtë vit buxheti i komunës sonë ka qenë 546 milion dinarë , ku 212 milion kanë qenë të orientuara në investime infrastrukturore.

Këtë vit janë realizuar 40 projekte , 15 me mjete  të Trupit Koordinues , 7 projekte nga fondet ministrore  dhe 18 projkete nga buxheti i komunës.Ndërkaq për fund kryetari Mustafa ka folur edhe takimet në nivel politik e që kanë qenë në interes të zgjidhjes së problemeve në Luginë.Në urimin e tij kryetari Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët me shpresë që viti 2012 të jete një vit më i favorshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch