Home » Histori » ME RASTIN E REFERENDUMIT, MË 1 DHE 2 MARS 1992

ME RASTIN E REFERENDUMIT, MË 1 DHE 2 MARS 1992

Edhe diçka lidhur me disa aktivitete rreth Referendumit…

 

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

 

Për Referendumin është shkruar në mjetet e infomimit dhe u tha mjaft në emisionin kulturor të TV Presheva. Mirëpo disa aktivitete përcjellëse lidhur me Referendumin nuk u cekën aty dhe nuk u shkrua asnjëherë. Andaj jemi të detyruar të shkruajmë edhe për disa aktivitete që e përcollën Referendumin në organizimin sa më të mirë të tij.

Pas formimit të Kuvendit për shpaqlljen dhe organizimin e Referendumit, në kuadër të tij u zgjodh edhe Kryesia e Kuvendit me Këshillat përkatëse të veprimit.

Këshilli për Arsim, Kulturë dhe Informim I Kuvendit, me kryetar Xhemaledin Salihu, para Refendumit, më 24 shkurt 1992, sëbashku me forcat të tjera relevante organizoi Konferencën e parë për shtyp, në lokalet e PVD-së, ku morën pjesë shumë gazetarë, në mesin e të cilëve ishte edhe Shefki Ukaj, gazetar I mirënjohur.

Para kësaj Konference shtypi Nehat Hyseni, kryetar I Degës së PVD-së në Preshevë dhe Xhemaledin Salihu, sekretar i Degës së PVD-së, më 19 shkurt 1992, ditë e hënë, në Prishtinë morën vulën e porositur të referendumit dhe përgatitën Konferencat për shtyp.

Në mbrëmjë po të kësaj dite, duke u kthyer nga Prishtina, në kthesat e Liqenit të Batllavës, koha ishte borë dhe akull, rrëshqitën me makinë dhe u rrokullisën, duke e zënë gjithë rrugën.

Me ta në makinë ishte edhe Akademik Rexhep Ismajli, i cili nga Presheva udhëtonte për në Gjermani, me dy strajca material politik të LDK-së. Jetën tonë e shpëtuan dy të rinj, të cilët e ndalën komunikacionin që vinte nga Prishtina. Pastaj ndihmuan edhe xehëtarët e \kishnicës që ktheheshin  nga puna. Ata y kthyen makinën, e larguan nga rruga, e cila ishte prishur dhe më nuk ishte për përdorim. E morën Rexhep Ismajlin në autobus dhe vazhduan për Gjilan, ndërsa Nehati dhe unë erdhëm më vonë.

Rreziku më i madh ishte të gjendej vula e referendumit dhe materiali politik, por kjo nuk ndodhi fal syçeltësisë tonë.

Konferenca e parë për shtyp ndodhi më 24 shkurt 1992, ndërsa Referendumi në pyetjen: Ajeni për Autonomi Territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën ndodhi më 1 dhe 2 mars 1992.

Referendumi 92-Miratoc

Referendumi në Miratoc

 

Konferenca e dytë për shtyp u organizua më 4 mars 1992, ku morën pjesë shumë gazetarë.

Referendumi 92-1

   Në foto : në këmbë nga e majta: Xhemaledin Salihu, ulur nga e majta: Ruhan Salihu,

i ndjeri Rexhep Hasani, Riza Halimi, Ali Ahmeti, Nexhat Sadullahu, Ismet Abdullahu dhe

Shefki Ukaj, gazetar

 

Më 28 shkurt të vitit 1993, në Shtëpinë e Kulturës u mbajt Tribuna politike me temën: ”Referendumet e Shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe rëndësia e tyre në zgjidhjen e çështjes kombëtare”, të cilën e organizoi Partia për Veprim Demokratik, në shenjë të kremtimit të 1-vjetorit të mbajtjes së Referendumit më 1 dhe 2 mars 1992, ku morën pjesë: Prof.dr. Fehmi Agani, nënkryetar i LDK-së, Prof.dr. Ali Aliu e Akademik Rexhep Ismajli, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, Dr. Jusuf Bajraktari, nënkryetar I PFK-së, Rasim Lajiqi, kryetar Qeverie dhe sekretar i përgjithshëm i PAD-it nga Sanxhaku, Riza Gruda, ish deputet popullor dhe aktivist i dalluar i PAD-it, Basri Musmurati, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, Ibrahim Kadriu, kryetar  i Kuvendit për shpalljen e referendumit, Zeqirja Fazliu, kryetar i PDSH-së, përfaqsuesit e Forumit të Gruasë, përfaqsuesit e mjeteve të informimit dhe prezenca e shumtë e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Po japim disa fjali të shkëputura nga fjalimet e pjesëmarrësve të Tribunës, marrë nga gazeta “Veprimi” nr. 2, Mars 1993 :  Titulli: REFERENDUMET-MJET I FUQISHËM POLITIK I LËVIZJES POLITIKE SHQIPTARE.

Riza Halimi: Deklarimi I Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit  dhe Medvegjës për Autonomi Territoriale Politike është kërkesë minimale drejt realizimit të aspiratave të tyre politike, Prof.dr. Fehmi Agani: Referendumet e Shqiptarëve janë rezultat i rëndësishëm drejt realizimit të qëllimit final të Lëvizjes Politike Shqiptare, Prof.dr. Ali Aliu: Pikë kryesore ku mund të humbim apo të fitojmë, gjithësesi është ajo që sot po zhvillohet në Kosovë, Rasim Lajiqi: Shqiptarët dhe Myslimanët kurrë nuk kanë pasur arsye që të gjenden në fronte të ndryshme, Dr. Jusuf Bajraktari:  Me referendum u shpreh njëra prej kaptinave më të rëndësishme të dëshirës dhe vullnetit politik të popullit tonë, Basri Musmurati:  Integrimin tonë shpirtëror ta bëjmë integrim politik.

 

Preshevë, më 28 shkurt 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch