Home » Lajme, Vendore » Me rastin e shënimit të 12 Gushtit-Dita Ndërkombëtare e rinisë organizohet Koncerti përbashkët i talentëve të rinj të muzikës nga Lugina

Me rastin e shënimit të 12 Gushtit-Dita Ndërkombëtare e rinisë organizohet Koncerti përbashkët i talentëve të rinj të muzikës nga Lugina

 

LAJMERIM

Me rastin e shënimit të 12 Gushtit-Dita Ndërkombëtare e rinisë, në kuadër të projektit MULTIKULTURA , QTI-(Qendra për  toleranc dhe integrim) në bashkëpunim me zyrat e të rinjve-Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë  organizon Koncertin e përbashkët të talentëve të rinj të muzikës nga Medvegja,Bujanoci dhe Presheva. Koncerti do të mbahet në sheshin e qytetit të Bujanocit më 12.Gusht me fillim nga ora 19h. Qëllimi i këtij koncerti është promovimi i talentëve të rinj të muzikës nga këto  qytete. Talentët e rinj nga mosha 15-30 vj.  të cilët janë të  interesuar mund të paraqiten deri më dt.30.Korrik duke ofruar kështu të dhënat personale si dhe të përcaktohen për  këngët të  cilat do t’i këndojnë në koncert.

Gjithëashtu gjatë tërë kësaj dite  do të organizohen edhe aktivitete të tjera , duke përfshirë këtu turneun në STREET BALL dhe PING PONG .Të interesuarit mund t’i paraqesin ekipet e tyre (falas)  deri më dt. 30.Korrik .Të  rinjtë nga Presheva dhe Medvegja , të cilët duan të marrin pjesë ose të jenë prezent në këtë ngjarje e cila do të përcillet në mbrëmje me koncertin e talenteve të rinj, do të kenë të siguruar  transportin me autobus. Për më shumë informacione drejtohuni tek  zyrat përkatëse , ZPR Presheve dhe ZPR Medvegje  apo tek  zyrat e CTI-JS Bujanoc.
Ky projekt implementohet nga  CTI JS Bujanoc në  bashkëpunim me  ZPR Bujanoc, ZPR Presheve dhe ZPR Medvegje, e që  finansohet nga Ministria e Rinisë dhe sportit të Rep.Serbisë.
FITUESIT I PRESIN SHPERBLIME DHE  EKSKURSION I PERBASHKET!

Agon Ajeti
ajeti.agon@gmail.com
062 8 549 469

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch