Home » Opinione » Me rastin e zgjedhjes së Akademik Hivzi Islami, kryetar i ASHAK-ut

Me rastin e zgjedhjes së Akademik Hivzi Islami, kryetar i ASHAK-ut

PËR HAJËR TË QOFTË KRYETARLLUKU I AKADEMISË, I NDERUARI AKADEMIK HIVZI ISLAMI

 

 

Fund java që pas e lëmë ishte plotë me informacione të mira e të hidhura.

Luginës së Preshevë.

Lajm i gëzuar ishte ai për zgjedhjen e Akademik Hivzi Islamit, kryetar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës. Lajm me peshë e me rëndësi të madhe kulturore, kombëtare, shkencore, akademike dhe gëzim i madh që një Luginas i Letovicës së Preshevës u zgjodh ta udhëheqë Akademinë Shqiptare në Kosovë. Lajmi udhëtoi nëpër Luginë shtëpi për shtëpi me gëzim, me përshëndetje, me urime për Hivziun tonë, të dashur, të nderuar, të respektuar të Preshevës. Jehona e lajmit në Luginë, ndërt qyetarët e Luginës së Preshevë.nuk ishte befasi, sespe preshevarët e dinin Akademik Hivziun dhe bashkëvendasin e tyre, meritat shkencore, akademike dhe se do të vijë një ditë edhe ai do të jetë në krye të Akademisë së Kosovës. Nuk ishte e papritur për ta, ndoshta për skeptikët po, por ata që e njohin Hivziun, ishte normale ai të vinte për kryeakademik.

I nderuari mik, shok, preshevar, por gjithnjë pë ne Kryeakademik, këto ditë Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari në Preshevë mbajti Tribunën Shkencore: “Dasma shqiptare në Preshevë me rrethinë, dikur dhe sot”, ku ishit të ftuar edhe Ju, por edhe Akademik Rexhepi Ismajli, i cili në bisedë telefonike më informoi për mbajtjen e Kuvendit të Akademisë së Kosovës në Prishtinë më 22 dhjetor 2011 dhe se nuk mund të jeni pjesë e Tribunës në Preshevë. Beso ia vlejti mosardhja e Juaj dhe e Rexhepir, kjo e zgjedhjes Tuaj për Kryeakademik ishte më e madhe edhe për Shoqatën pë Trashëgimi, por edhe për mua kryetar i saj si dhe për gjithë anëtarësinë e Shoqatës e për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Të qoftë për hajër detyra e Kryetarit të Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, të cilës me përkrahjen e bashkepunëtorëve të sinqertë në Akademi, besojmë ngulshëm se do t’ia dalësh me sukses dhe se Akademinë shumë të përfolur këto ditë do ta ngritësh në piedestalin më të lartë shkencor e akademik dhe se ASHAK do të jetë dinjitoze, vend i shkencës së mirëfilltë kosovare e më gjërë e jo politikë ditore sikur dojnë disa të quajtur akademikë ta shndërrojnë.

 

GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT, SUKSESE TY DHE AKADEMISË, SHËNDET TË MIRË DHE VITE TË MBARA TË URON XHEMALEDIN SALIHU, KRYETAR I SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË

 

VËREJTJE :

Poe japim një biografi të shkurtër të Akademik Hivzi Islami, marrë nga Ëikipedia, Enciklopedia e lirë, per ta pasqyrurar më mirë jetën dhe veprimtarinë shkencore, akademike të nderuarit Akademik Hivzi Islami.

 

2 Responses

  1. Kadri Mani thotë:

    Një urim e dërgova, ky është urimi i dytë: u gëzova fort për zgjedhjen e akademikut Hivzi Islami Kryetar i Akademisë: e ka kritikuar Qosjen antikombëtar! Qosja ia paska pas shkruar Sinan Hasanit letrat për t’u zgjedhur anëtar i Akademisë! Qosja plagjiator dhe pirat!!
    Tash një kërkesë edhe Akademikut edhe Preshevës: Sanxhaku i Nishit e Toplica nuk janë një!?! Duhet të mbahet një Simpozium dhe të fiksohet Harta e Toplicës vaçan nga Sanxhaku i Nishit?- sepse Toplica është më e vogël e Sanxhaku më i madh.
    Poashtu të gjendet e të kritikohet sabotuesi i Shoqatës së Muhaxherëve, nëse janë jan që të gjithë sabotues!?!
    Shëndet.

  2. krenare me ty per punen e palodheshme te deshmuar nder vite Axha im.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch