Home » Lajme » Me stabilizimin e temperaturave, sezoni turistik tashmë ka filluar thuajse në të gjitha vendet, dhe agjencionet që merren me bartjen e turistëve për këtë sezon punën, linjat e tyre i kanë filluar prej 15 Qershorit

Me stabilizimin e temperaturave, sezoni turistik tashmë ka filluar thuajse në të gjitha vendet, dhe agjencionet që merren me bartjen e turistëve për këtë sezon punën, linjat e tyre i kanë filluar prej 15 Qershorit

Drejtori i agjencionit “Mimoza 93” Nexhat Kadriu, për TV Presheva, deklaroi se numri i të interesuarve për momentin është mjaftë i madhë, kurse qytetarët e rajonit tonë, preferimet më tepër i kanë për bregedetin shqiptarë dhe atë të Malit të Zi. Kadriu, gjithashtu, thotë se si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi, kushtet për momentin janë mjaftë të mira dhe autoritetet e të dyja vendeve janë të gatshme për pranimin e turistëve. Ndërsa, përveç se në bregdetin shqiptarë dhe atë të Malit të Zi, banorët e anës sonë, shumë herë për pushime shfrytëzojnë edhe Banja të ndryshme, të cilat përdoren edhe për shërime të sëmundjeve. Në rajonin tonë përdoret Banja e Bujanocit, ajo e Vranjës, ndërsa më herët është vizituar shumë edhe Baja e Sijarinës, në komunën e Medvegjës, mirpo viteve të fundit vizitorët shqiptarë gjithnjë e më pak vërehen në atë pjesë për shkak të rrethanave tashmë të njohura. Kjo Banjë, sipas shënimeve të shumta ka 33 ujëra shërues.

RTV Presheva

This hyper locality makes it ideal for college campuses but also poses a potential danger to gps cell phone tracker teens who may be targeted by users close to them

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch