Home » Lajme, PDSH, Vendore » Me tubimin qendrorë në Preshevë KSHB ka mbyllur sot fushatën parazgjedhore për KNSH & Lista “Dr sc Nagip Arifi” video

Me tubimin qendrorë në Preshevë KSHB ka mbyllur sot fushatën parazgjedhore për KNSH & Lista “Dr sc Nagip Arifi” video

KN Tubimi permbylles masaKoalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar PDSH- LPD- RD ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të promovimit të kandidatëve për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë. Tubimi promovues u mbajt sot në Preshevë

Tubimi qendrorë i KSHB për zgjedhjet në KNSH tuboi sonte elektorin dhe përkrahësit e kësaj liste në Preshevë. KNSH i themeluar njëanshëm para katër vite më parë pa mbështetjen e popullit shqiptarë luginas bëri që shqiptarët e këtushëm përmes subjekteve politike dhe shoqërisë civile të organizohen si kurrë më parë që punën, imazhin dhe funksionimin e këtij institucioni ta ndryshojnë ashtu siq nuk e kanë pritur dhe do ta presin organet e qeverisë së Serbisë.

KN Tubimi permbylles masa_10KN Tubimi permbylles masa_2PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL më datë 07 tetor arritën Marrëveshje të shqiptarëve me parimet bazë: Të mbajnë qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar, Për përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër,

KN Tubimi permbylles masa_3KN Tubimi permbylles masa_4Mbrojtjen e gjuhës, shkrimit, kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së, Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit shqiptar të Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992.

KN Tubimi permbylles masa_5KN Tubimi permbylles masa_6Ragmi Mustafa, Jonuz Musliu dhe Ramiz Latifi gjatë shpalosjes së programit janë zotuar se me fuqinë dhe mbështetjen e popullit do ti kthejnë dinjitetin e nëpërkëmbur shqiptarëve të Luginës.

KN Tubimi permbylles masa_7Prapa listës 15 anëtarëshe të kandidatëve për këshilltarë qëndron mbështetja e fuqishme e popullit shqiptarë luginas në krye me liderin e PDSH-së, njeriun e unitetit të shqiptarëve, doktori i shkencave të informatikës, Ragmi Mustafa. Të rrethojmë numrin dy KSHB me moton për Gjuhë e Flamur, të vendosim për të ardhmen tonë.

Pjesa e parë

Pjesa fundit

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch