Home » Lajme » Medalja e argjendtë, shumë e vlefshme për Shaqirin

Medalja e argjendtë, shumë e vlefshme për Shaqirin

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri e ka vlerësuar lart plasmanin e Zvicrës në Evropianin U-21 të futbollit.

Zvicra të shtunën mbrëma u mposht nga Spanja në finale të Evropianit të shpresave të mbajtur në Danimarkë, me rezultatin 2:0. Shaqiri thotë se pozita e dytë është sukses i madh. Mesfushori shtatshkurtër i Baselit është vlerësuar ndër futbollistët më të mirë në Evropian.

“Ne kemi qëndruar shumë larg kundërshtarit dhe kemi treguar tepër respekt për spanjollët. Por, prapë  jemi në mesin e dy skuadrave më të mira të Evropës. Kjo medalje ka një rëndësi të madhe për mua. Ndoshta do ta vendos në ram”, ka thënë Xherdan Shaqiri të dielën.

Zvicra me kalimin në finale ka siguruar biletën për olimpiadën “Londra 2012”.

Shaqiri në dy nga pesë ndeshjet, sa i ka zhvilluar Zvicra, ishte shpallur lojtari më i mirë.

Futbollistët e U-21 të Zvicrës të dielën kanë arritur në Zuerich, ndërsa për ta është organizuar një paradë. Për Zvicrën pos Shaqirit në Evropianin e Danimarkës u aktivizuan edhe Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Amir Abrashi e Pajtim Kasami.

Hasan Hasani

How to find authentic goals pbl is focused on helping solve the problems http://www.collegewritingservice.org/ around us

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch