Home » Lajme, Ndërkombëtare » Media austriake: Samiti i Sofjes shpresë për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Media austriake: Samiti i Sofjes shpresë për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Prej atëherë, kur kanë kaluar 15 vjet, ka ndryshuar gjeopolitika e rajonit. Kroacia është anëtarësuar në BE, Mali i Zi dhe Kosova janë ndarë nga Serbia, Maqedonia përpiqet si asnjëherë më parë të zgjidh kontestin e emrit me Greqinë. Disa konteste janë zgjidhur, ndërsa të tjera janë rënduar akoma më shumë.

Gazeta më e vjetër botërore “Wiener Zeitung” fillimisht kujton samitin festiv në Porto Karras, në jug të Selanikut, ku dhjetëra shtete perëndimore i premtuan perspektivë europiane vendeve të Ballkanit, në atë kohë, Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi, përcjell albinfo.ch. Ishte 2003.

Deri sot ky ishte takimi i vetëm i lartë europian mbi perspektivën e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në ditët vijuese një samit i ngjashëm do mbahet të enjten në Bullgari.

Ka ndryshuar gjeopolitika e rajonit

Prej atëherë, kur kanë kaluar 15 vjet, ka ndryshuar gjeopolitika e rajonit. Kroacia është anëtarësuar në BE, Mali i Zi dhe Kosova janë ndarë nga Serbia, Maqedonia përpiqet si asnjëherë më parë të zgjidh kontestin e emrit me Greqinë. Disa konteste janë zgjidhur, ndërsa të tjera janë rënduar akoma më shumë.

Në BE ka rënë gjithashtu entuziazmi për zgjerimin, pas anëtarësimit të shumë shteteve të Europës Lindore. Debate kishte edhe gjatë emërtimit të datës fikse 2025, si mundësi për anëtarësim të vendeve si Serbia dhe Mali i Zi.

“Që të ndryshojë situata pas samitit, sipas gjitha gjasave nuk do ndodhë. Bosnja mbetet një shtet fragjil nga ana politike dhe ekonimike me një strukturë të përçarë. Pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Serbia dhe nga pesë shtete europiane,” shkruan më tej WZ, duke kujtuar edhe frikën spanjolle nga separatizmi katalonjas.

Gjithsesi, Vedran Dzihic nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare, jep shpresë se Komisioni Europian sëpaku do jap projekte konkrete në fushën e qarkullimit rrugor dhe energjitik.

Veçanërisht takimi mund të rezultojë tepër i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tirana kërkon të fillojë menjëherë bisedimet për anëtarësim, ndërsa Maqedonia të zgjidh kontestin e emrit me Greqinë.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch