Home » Lajme, Ndërkombëtare » Media gjermane: Bukuria sekrete e kontinentit europian është Shqipëria

Media gjermane: Bukuria sekrete e kontinentit europian është Shqipëria

Ne bëhemi më të guximshëm! Këtë vit udhëtimi tonë zhvendoset drejt Shqipërisë. Po, vendi i shqipëtarëve. Me gjithë egërsinë, pasurinë e saj kulturore, bregdetin e mahnitshëm, alpet e thepisura dhe qytetet me arkitekturë greke, osmane dhe veneciane. Shqipëria është aventura e fundit e Europës. Bukuria sekrete e kontinentit europian, shkruan në fillim media e njohur bavareze nordbayern.de.

Gjermanët gjithmonë e më tepër po interesohen për të vizituar tokat shqiptare. Tashmë i vetëdijshëm për këtë është edhe gazetari dhe publicisti i “Die Welt”, Jörg Dauscher, i lindur në Weißenburgen, i cili ka studiuar në Universitetin e Tiranës gjatë kohës kur punonte në Institutin Goethe në Shqipëri. Mes tjerash ai ka shkruar edhe dy libra mbi Shqipërinë, ku shqipëtarët i paraqet mikpritës dhe dashamirës, përcjell albinfo.ch.

Së bashku me të punon edhe miku shqiptar Mendu Zavalani, të cilët kanë përpiluar një udhëtim për grupe deri në njëzet veta të cilët do vizitojnë tokën shqiptare nga veriu në jug: Luginën e Valbonës, rivierën shqiptare, Beratin, Gjirokastrën, bunkerët e Enver Hoxhës dhe shumë objekte tjera historike. Interesim për këtë udhëtim shfaqin tepër gjermanë, por jo vetëm.

Kjo është një metodë e mirë për të shtuar fluksin e turistëve të huaj në Shqipëri.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch