Home » Lajme, Ndërkombëtare » Mediat ndërkombëtare, mospajtimet mes LVV-së dhe LDK-së i kanë cilësuar lojë pokeri

Mediat ndërkombëtare, mospajtimet mes LVV-së dhe LDK-së i kanë cilësuar lojë pokeri

Mediat prestigjioze ndërkombëtare kanë komentuar zhvillimet e fundit në Kosovës, duke njoftuar për konstituimin e Kuvndit të Kosovës. Mospajtimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, janë cilësuar lojë pokeri mes dy subjekteve fituese, teksa theksohet se për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy subjekteve fituese, deri dje opozitare, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.

Rrjeti i njohur mediatik Euronjus ka paralajmëruar se nëse bllokada e krijuar midis dy forcave fituese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdon, ashtu siç ka nisur, Kosova do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm.

Në një storie kushtuar zhvillimeve më të fundit në Kosovë, Euronews kritkon paaftësinë e partive politike për të formuar Qeverinë e re.

“Kosova është përfshirë në një ngërç nga paaftësia e dy partive  politike për të rënë dakord për një qeveri apo president të ri, thuhet tutje në storien e transmetuar.

“Lojë pokeri mes Vetëvendosjes dhe LDK-së”, i cilëson portali francez për Ballkanin “Korieri Ballkanit” (Le Courrier des Balkan)  mosmarrëveshjet VV – LDK.

Ky portal thekson se pikërisht për shkak të paaftësisë për arrtijen e marrëveshjes me LDK-në, Albin Kurti mund të përpiqet të formojë një qeveri të pakicës me mbështetje e LDK-së, por pa pjesëmarrjen e saj, por kjo nuk do të ishte zgjidhaj e duher.

Portali frankofon “Korieri i Ballkanit’”, nënvizon edhe refuzimin e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti për t’iu përgjigjur ftesës së Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për ta mandatuar Kurtin për Kryeminsitër.

Edhe rrjeti i njohur televiziv Al Xhazira njofton për refuzimin e Kurtit për të takuar Presidentin Thaçi. “Përkundër dy ftesave, Kurti nuk ka shkuar në takim me Presidentin e vendit me arsyetimin se ai ndodhet jashtë vendit, mirëpo në mbrëmje ai është parë në një pritje me gazetarë e organizuar nga partia e tij. Nëse qeveria e Kurtit nuk merr 61 vota, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje”, thekson Al Xhazira.

Ndërkaq, edhe agjencia gjermane e lajmeve DPA potencon dallimet dhe mospajtimet mes dy subjekteve deri dje opozitare në farkimin e koalicionit qeverisës, si dhe rrezikun që vendi të hyjë në krizë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch