Medreseja Gazi Isa Beg në Preshevë sot ka mbajtur provimin pranues për regjistrimin në vitin akademik 2015 /2016. Këtë vit do të hapet edhe një paralele për gjininë mashkullore .Në këtë vit kalendarik do të pranohen mbi 20 nxënës të dy gjinive
Në Medresenë Gazi Isa Beg në Preshevë sot është mbajtur provimi pranues për regjistrimin në vitin akademik 2015/ 2016 .Nxënësit janë shprehur të kënaqur që po i jepet mundësia e regjistrimit .Sipas koordinatorit të Medresesë Mehmet Saiti thotë testi është i përbërë prej disa pyetjeve .Këtë vit në medresenë e Preshevës është hapur një paralele për meshkuj. Më parë nxënësit nga Lugina shkollimin e mëtutjeshëm fetar e kanë vazhduara nëpër medrese të Kosovës apo dhe Maqedonisë, ndërsa ata tani kanë mundësin që mësimet ti ndjekin në vendlindje./RTP/