Home » Lajme, Vendore » Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin shumë nga zgjedhjet e 8 qershorit të mbajtura në Kosovë

Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin shumë nga zgjedhjet e 8 qershorit të mbajtura në Kosovë

Refik HASANI-LuginaShkruan : Refik HASANI

Zgjedhjet e 8 qershorit ishin që nuk u pritë vetëm nga Kosovarët por edhe nga shqiptarët në Malë të Zi veçmas nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva. Nga këto zgjedhje pritet që Kosova të pranohe në Këshillin e Sigurimit të
OKB dhe në të gjitha mekanizmat tjerë Europian . Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë më së shumti presin nga kjo legjislaturë pasi asgjë nuk është arritur deri më tani . Diskriminimi i tyre në të gjitha segmentet e jetës ndoshta kjo legjislaturë e Parlamentit të Kosovës do të arrij konkretisht të hapë zyrën e shumë përfolur .
Medvegja , Bujanoci dhe Presheva presin me të drejtë nga legjislatura e pestë pasi nga katër legjislatura të pas luftës asgjë nuk bëri Kosova për shqiptarët jashta kufirit administrativë të Kosovës edhe pse ka obligim moral , kombëtar, institucional besa edhe detyrim kushtetues .

Qeveri nuk duhet të shtyj e zhagitë dhe të përdorë këtë vetëm për fushat zgjedhore por duhet të hapë zyrën për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë. Prishtina dhe Tirana duhet të shtrojn , ngrisin dhe të mbrojn të drejtat e shqiptarëve në të gjitha mekanizmat Europian por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së .
10 Qershor 2014
Autori është nga publicist i pavarur

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch