Home » Lajme » “MEDVEGJA FORUM’” i drejtohet zyrtarisht me KERKESË Rektoratit të UP-së

“MEDVEGJA FORUM’” i drejtohet zyrtarisht me KERKESË Rektoratit të UP-së

Ndonëse marrëveshja Kosovë-Serbi për njohjen reciproke të diplomave universitare ka
filluar të “zbatohet” që nga muaji shkurt i këtij viti, megjithatë ish-studentët e
diplomuar nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci po hasin në vështirësi të shumta për
aplikim në SPARK, sepse përgjegjësit e UP-së nuk po i lëshojnë dokumentet
përcjellëse të nevojshme për aplikim.

Për këtë arsye, me përkrahjen e disa organizatave studentore të Universitetit të
Prishtinës, organizata “MEDVEGJA FORUM'” i drejtohet zyrtarisht me KERKESË
Rektoratit të UP-së.

Në kërkesë, ndër të tjera thuhet: (I nderuar rektor i UP-së,zotri Mujë Rugova, duke
pasur parasysh situatën e rëndë ekonomike, sociale e politike në Kosovën Lindore,
përkatësisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, kemi shpresë se këtë kërkesë tonën do
ta merrni parasysh.
Kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës që ta përshpejtojë procedurën e dhënies së
dokumenteve të nevojshme për të mundësuar njohjen e diplomave universitare nga
organet kompetente shtetërore të Serbisë. 
Në veçanti, bëhet fjalë për “Shtojcën e Diplomës”, dokument ky që është esencial për
të aplikuar nëSPARK për njohjen e diplomave.

Sipas informatave që i kemi, aplikimi për “Shtojcën e Diplomës” duhet të bëhet në
fakultetet përkatëse. Por, problemi është te administrata e fakulteteve përkatëse,
që nuk po i zbaton udhëzimet e Rektoratit për ta shtruar kërkesën për “Shtojcën e
Diplomës”. Në shumë raste, të diplomuarit në Universitetin e Prishtinës janë
injoruar plotësisht nga zyrtarët për shërbime të studentëve, gjë që e ka pamundësuar
marrjen e dokumenteve të nevojshme. 
Për të diplomuarit e Kosovës Lindore është shumë e pakuptueshme se si ata injorohen
nga zyrtarët e shërbimeve studentore, me gjithë faktin se njohja e diplomave në
Serbi është jetike për vazhdimin e jetës dhe të punës (edhe ashtu të vështirë) në
Medvegjë, Preshevë e Bujanoc.
Prandaj, ju lutemi t’i ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që procesi
i njohjes së diplomave të përshpejtohet sa më shumë të jetë e mundur.

Faleminderit për mirëkuptim! ) 

Në rast se kërkesa nuk has në mirëkuptimin e Rektoratit të UP-së, “MEDVEGJA FORUM”
do të detyrohet që me përkrahjen e organizatave studentore, këtë çështje ta dërgojë
për shqyrtim edhe në Paralamentin e Republikës së Kosovës.

“MEDVEGJA FORUM” i falënderon përzemërsisht organizatat studentore që e përkrahën
kërkesën tonë:
1. Paqja Studentore e UP-së 
2. Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së 
3. Unioni i Studentëve Pro-Evropianë të UP-së 
4. Zëri Studentor i UP-së
Prishtinë, 13 prill 2012 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch