Home » Lajme » Medvegja kërkon reciprocitet

Medvegja kërkon reciprocitet

Shoqatat e komunës së Medvegjës ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e krijuar në veriun e Kosovës, duke apeluar që bashkësia ndërkombëtare të kthejë vëmendjen edhe nga kjo komunë në skaj të Jugut të Serbisë, e banuar me popullsi shqiptare. 

Një nga shoqatat a e këtij rajoni “Trojet” me qendër në Prishtinë dhe shoqatat e tjera me përfaqësitë në diasporë kërkojnë që njëherë e përgjithmonë të kthehet vëmendja ndaj kësaj komune që dita ditës po braktiset nga shqiptarët dhe të hartohet plan për kthimin e të gjithë të shpërngulurve.

“Këtë e kemi përjetuar në mënyrë të dhimbshme edhe ne banorët shqiptarë të Medvegjës gjatë shumë dekadave, që tani si pasojë e një politike të sëmurë e gjenocidiale serbe jemi shpërndarë anembanë botës, pa shpresë që të kthehemi në trojet tona stërgjyshore”, theksohet në komunikatë, duke shtuar se politika shqiptare duhet të imponojë masat dhe kushtet e reciprocitetit për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ashtu aq sa përfitojnë serbët në veriun e Kosovës, këtë duhet ta përfitojnë edhe shqiptarët në këtë rajon të braktisur.

Deri më tani, sipas Klubit të Vendlindjes ”Trojet”, pushteti “demokratik” i Beogradit për pesë mijë (5000) shqiptarët e Medvegjës, të shpërngulur me presione e dhunë, dhe për më shumë se dhjetë mijë (10. 000) shqiptarë nga Presheva e Bujanoci, po ashtu të përndjekur, nuk ka shprehur kurrfarë interesimi dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për krijimin e kushteve të kthimit të tyre në trojet e veta.

Shoqatat joqeveritare dhe atdhetare medvegjase kanë shprehur brengosje dhe indinjatë të thellë për ngjarjet dhe dhunën e fundit, që po ushtrohet në veri të Kosovës nga strukturat jo-legjitime serbe, të nxitura dhe të financuara vite me radhë nga Qeveria e Beogradit.

Këto shoqata përkrahin masat e ndërmarra të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bllokimin e veprimeve të strukturave ose të grupeve kriminele, paramilitare e të mbeturinave të ish-pushtetit diktatorial të Milosheviqit, dhe aplikimin e masave për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues dhe të reciprocitetit e barazisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Read riley’s edutopia blog on the same topic http://paper-writer.org/ here

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch