Home » Lajme, Opinione » “ Megaprojekti ” interesant i Pacollit për Prishtinën

“ Megaprojekti ” interesant i Pacollit për Prishtinën

Shkruan: Nehat Hyseni
Gara elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, sidomos në Prishtinë ka fituar një dinamizëm me shumë oferta dhe ide të reja se si do të dukej poqese e fiton postin e të parit të kësaj komune kandidati i caktuar.
Për dallim nga zgjedhjet e mëparëshme lokale, kësaj radhe duket se e kanë marrë më seriozisht fushatën parazgjedhore Lëvizja Vetëvendosje me Shpend Ahmetin, i cili rikandidon edhe për një mandat. Gjithashtu, vërehet një “frymë e re” dhe një stil ndryshe tek fushata e LDK-së, me Arben Abrashin si kandidat që konkurom për herë të parë për këtë post. Paraqitjet e tia modeste dhe me shumë kreativitet e pragmatizëm, me një staf krejtësisht të ri dhe të ndryshëm nga ai i Isa Mustafës në zgjedhjet e 2013-tës, e bëjnë atë kandidatin më serioz të këtyre zgjedhjeve për ta qeverisur komunën e Prishtinës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2017-2021.
Por, fushata agresive e kandidatit të PDK-së, Lirak Çelës, sikur paralajmëron një garë të ashpër të një shpirti artist.
Vlen të përmendet edhe fushata përplotë mendjemadhësi e prepotencë e Arbër Vllahiut, si kandidat i AAK-së, pa gjasa reale për fitore.
Por, kandidimi i Behgjet Pacollit fillimisht dhe tërheqja e tij në favor të vëllaut të tij Selim Pacollit, mbase paraqet befasinë më të madhe të garês parazgjedhore për të parin e Prishtinës.
Më la përshtypje sidomos programi televiziv me pagesë i tubimit promovues të AKR-së, më 4 tetor tetor në Prishtinë.
Aty Behgjet Pacolli e shpalosi në vend të Selim Pacollit ofertën interesante, të cilën do e queja si Megaprojekt për Prishtinën, me të cilin ofrohet një zgjidhje radikale, mbase më radikalja dhe më megalomania që është ofruar ndonjëherë në historinë e fushatat parazgjedhore në Prishinë dhe në tërë Kosovën.
Behgjet Pacolli ofron zhvendosjen e Kampusit Universitar nga lokacioni i tanishëm në qendër të Prishtinës, që është është futur në “sendviç” midis Kishës Ortodokse Serbe, të ndërtuar gjatë periudhës së regjimit fashist të Millosheviqit dhe Kishës Katolike Shqiptare “Shën (Nëna) Tereza”, dhe në
mes të ndërtohet Qendra Islame, siç thotë Pacolli, “pa mure” izoluese që do ta ndanin atë nga qytetarët.
Kjo qendër moderne Pacolli pretendon se do ishte më modernja dhe më atraktivja në Ballkan dhe sipas tij, do i zgjidhëte problemet e rregullimit të Prishtinës “edhe për pesëdhjetë vitet e ardhëshme “!
Njëkohësisht, sipas Pacollit, ndërtimi i xhamisë së madhe, të shumë përfolur, do të zhvendosej këtu, nga lokacioni aktual, i vlerësuar si shumë i papërshtarshëm te Posta.
Mbetet të shihet se si dhe a do ta mbështesin këtë “Mdfaprojekt” dhe ofertat e kandidatëve të tjerë, qytetarët e Prishtinës, me votë, në kutit e votimit më 22 tetor 2017.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore