Home » Kulturë, Lajme » MËHILL MARKU – KËTO BJESHKË KANË RRIT BURRA!

MËHILL MARKU – KËTO BJESHKË KANË RRIT BURRA!

Kushtim  AVNI PONARIT
Tek vija sot për në Valbonë,
Ku mrizojnë,shtojzovalle e zana,
Mendoja për Avni Ponarin, shokun tonë,
Që është krenaria e kësaj ane…
Dhe bjeshkë më bjeshkë e nëpër shpate,
Në lëndina mblodha lule bozhur.
Si yll, Avni, i jep dritë kësaj nate,
Me 60 lule kurorë për Ju i kam thurë.
Tek rrija para bustit të Bajram Currit,
Me sytë e mendjes ika në histori,
M’u duk se më tha: të fala atij Burrit,
Se është njëri nga më të mirët, bijtë e mi…
Ashtu siç gurgullon Valbona,
E flladi i bjeshkës na jep jetë,
Për ju Avni, krenohet Tropoja,
O syshqiponjë e maleve kryepërpjetë.
Eh, Avni, si po na ikin vitet…?
Që atëhere, kur erdhe i ri në det,
Na solle krenari, na solle mitet,
Që veç në këto anë i kanë foletë.
Kur. dilje në det, deti ushtonte,
O komandant Avniu, në dallgë e stuhi,
Të dukej se Valbona gurgullonte,
Natën ta ndriçonin zanat me magji.
Ju shihnim Ju, bjeshkët shikonim.
Në urë të komandimit shtatbajrak,
Shkuma e dallgëve fytyrën të ledhatonin,
Po Ju s’e lëviznit kursin aspak…
Siç le bjeshkët dhe detin e le shpejt,
Se patjetër ishe graduar Admiral,
Jo, jo, besoj se peng s’të ka mbetë,
Se një tjetër lufte i prive në ballë.
Dhe qe më e rrepta luftë,
Vështirësive dallgë u bëre ballë,
Si më shkop magjik, pa frikë, pa tutë,
Ti sot në ekonomi je i graduar Admiral.
Bjeshkët dhe detin i lidhin retë,
Para njëra tjetrit, ato përkulen,
Dhe Ju krenari e Tropojës, ke mbetë,
Ndaj për Ju i solla vargjet si lulet.
Ti veç më bjeshkët na ke ngjasuar,
Që nuk e ulin kokën kurrë.
Edhe kur bashkë kemi lundruar,
Dhe tani që në ekonomi je flamur.
Këto bjeshkë kanë rritur Burra,
Që i kanë dhënë lavdi e nder vatanit,
Mic Sokola e Bajram Curra,
E deri sternipat, djali i Ponarit.
Në këto troje e në këto bjeshkë,
Këtu Shqipëria ka pas Oxhakun,
Urti e trimëri kurrë s’kanë rreshtur,
Majë më majë ka ngritë Bajrakun.
Sot, o Avni Ponari, ke ditëlindjen…
Të të urojnë janë mbledh’ miq, shokë,
Ju sot veç e nderoni Vendlindjen,
Me Zanat sot po e ngrejmë një gotë.
Për letër mora shpatet e bjeshkëve,
Dhe për bojë ujin e Valbonës,
Të sjell urimin e të gjithë shokëve,
Ju solla 60 vargje në vend të kurorës…
Tropojë, më 28.07.2017
Avni Ponari.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore