Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
ranë dhe u ngritën
mbi hirin tonë të fashitur
urëzat e vjetra në pritje
me zjarrin në gji
atdhe
po digjen për ty
bijtë tanë
prapë
dikush po vritet
dikush po përgjaket
dikush po zgërdhihet
dikush po përjargët
Kumanovë
me dhimbje mbi shtat
për së mbari
në rrugën e gjatë
të bashkimit tonë mbarëkombëtar
ti zjarr lirie
nga urëzat e hirit
Kumanovë
ti zonjë e parë
kambanat për mortin
nuk po pushojnë
dikë do ta shajmë me breshëri
dikë me breshëri do ta nderojmë
rrugë të gjata janë këto
kanë nisur e nuk kanë të sosur
lirinë e atdheut kërkojnë
M. Bislimi