Home » Lajme, Vendore » Mehmeti: Nuk është kultur evropiane ajo që proklamon Shqiprim Arifi

Mehmeti: Nuk është kultur evropiane ajo që proklamon Shqiprim Arifi

Në emisionin “Studio e hapur” në RTV Presheva, ndihmës kryetari i Komunës, Xhelal Memeti, ka diskutuar për rrjedhojën e aktiviteteve para dhe pas prishjes së koalicionit në mes APN dhe PVD.

Memeti potencoi se kritikat e Shqiprim Arifit drejtuar liderit të PVD-së, Riza Halimit janë krejtësisht të panevojshme dhe shpesh herë përmbajnë fjalor fyes, pasi që nuk ishte Riza Halimi faktori kyç në prishjen e koalicionit. Siç theksoi z. Memeti, jokoordinimi dhe mospërfillja nga ana e ish kryetarit, me ish zv. kryetarin, post të cilin e ushtronte Xhelal Memeti, ishte hapi i parë drejt rrënimit të kësaj qeverisje.

“Shqiprim Arifi nuk i përket kulturës europiane” – në mes tjerash deklaroi nd. kryetari. Xhelal Memeti një kohë të gjatë ka jetuar në Zvicërr, gjegjësisht në Basel, dhe fjalorin përçarës dhe fyes të z. Arifi, pa marr parasysh se ndaj kujt, asesi nuk mund ta arsyetojë.

Temën e fabrikës “Solid” me të cilën APN po bën fushatë pas-zgjedhore, dhe deklarimet e zotit Kuqi, menjëherë pas lëkundjeve të para të koalicionit, Xhelal Memeti i shef krejtësisht të panevojshme. Ai fton Shqiprim Arifin që të vazhdojë proceset, duke u betuar që do të jetë shtytës i avancimit drejt hapjes së kësaj fabrike të këpuceve, ku nëse kjo gjë realizohet atëherë publikisht do të deklarojë që të gjitha meritat do të i takojnë vetë atij, Shqiprim Arifit.

“Kam besim që koalicioni i ri do të jetë më funksional, sepse koordinimi dhe rjedhoja e punës është në rrugë të duhur.” – deklaroi Memeti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch