Home » Lajme, Ndërkombëtare » Meliza Haradinaj dhe Gent Cakaj – deklaratë të përbashkët “Serbia të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

Meliza Haradinaj dhe Gent Cakaj – deklaratë të përbashkët “Serbia të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

DEKLARATË E PËRBASHKËT

Së bashku me Ministren e Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ashtu sikurse shprehim shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ju bëjmë gjithashtu thirrje edhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale, ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch