Home » Lajme » Mënyra natyrale për të mbajtur nën kontrollë shtypjen e lartë të gjakut

Mënyra natyrale për të mbajtur nën kontrollë shtypjen e lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut është paraqitje e shpeshtë shëndetësore e cila duhet të konsiderohet si kërcënim serioz për shëndetin. Poashtu njihet edhe si “vrasës i qetë”, sepse nuk shkakton simptome të dukshme ose shenja paralajmëruese derisa nuk zhvillohen komplikime.

Shtypja e lartë e gjakut, e cila njihet me termin hipertension, rritë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, sulmit në tru, por edhe shkakton probleme me veshkët.Hipertensioni karakterizohet me shtypje sistolike të gjakut (vlera e lartë) mbi 140mmHg dhe shtypje diastolike të gjakut (vlera e ulët) nën 90 mmHg.Sipas të dhënave nga organizata Botërore e shëndetit, në nivel global një miliardë njerëz kanë shtypje të lartë të gjakut ose gjendja gjithnjë e më tepër përkeqësohet. Vlerësohet se deri në vitin 2025, rreth 1,5 miliardë persona të rritur do të jetojnë me hipertension.

Personat që vuajnë nga hipertensioni shpesh herë kanë nevojë për ilaçe për rregullimin e shtypjes së gjakut. Por, ndryshimet në mënyrën e jetës dhe ushqimi ndikojnë në përmirësimin e gjendjes.

Shumë persona arrijnë që në mënyrë “natyrale” ta kontrollojnë shtypjen e gjakut dhe tek ata zhduket domosdoshmëria e përdorimit të terapisë medikamentoze.

Ja disa mënyra efektive natyrale për rregullimin e shtypjes së gjakut:

Konsumoni banane. Bananet janë të pasura me kalium, kurse mjekët rekomandojnë se kaliumi është i nevojshëm për personat që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut. Përveç bananeve, rekomandohet edhe konsumimi i patateve të paqëruara të fërguara, lëng i freskët nga portokalli dhe jogurt me përqindje të vogël të yndyrnave.

Zvogëloni konsumimin e krypës deri më 5 gram gjatë ditës. Shtypja e gjakut tek disa njerëz është shumë e ndjeshme ndaj natriumit. E kemi të njohur se më tepër natrium konsumojmë nëpërmjet krypës, andaj kufizimi i konsumimit të sasisë së krypës mund t’i ndihmojë personave të caktuar për ta zvogëluar shtypjen e gjakut. Në vend të krypës, për përgatitjen e ushqimeve përdorni mëlmesa tjera. Ushqimi i përpunuar shumë shpesh përmbanë shumë krypë, andaj me kujdes lexoni etiketat e prodhimeve.

Pjesërisht konsumoni çokolatë të zezë me minimum 70% kakao. Një mënyrë e ëmbël për të ulur shtypjen e lartë të gjakut është konsumimi i çokolatës së zezë. Shkencëtarët në shumë raste kanë vërtetuar se çokolata e cila përmbanë minimum 70% kakao ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut tek personat me hipertension. Doza ditore e rekomanduar është 100 gram.

Ushtroni 30 minuta çdo ditë. Zgjedhni çfarëdo aktiviteti dhe të paktën 4-5 ditë brenda javës praktikoni ushtrime fizike për 30 minuta. Sipas mundësive tuaja, mund të zgjedhni ecje, vozitje të biçikletës, vrapim, notim ose aerobik. Kardiologët vërtetojnë se njerëzit që kanë filluar të rekreatohen me aerobik ushtrime kanë arritur ta ulin shtypjen e gjakut me 4-9 mmHg.

Mbani peshë të shëndetshme trupore dhe keni kujdes në perimetrin e belit. Rritja e peshës trupore është e lidhur me rritjen e shtypjes së gjakut. Nëse keni problem me peshën, mundohuni që t’i humbasni kilogramët e tepërt. Ashtu si do ta zvogëloni peshën trupore, ashtu do te zvogëlohet edhe shtypja e gjakut. Duhet të keni parasysh se njerëzit që kanë shumë yndyrëra në stomak janë të rrezikuar nga hipertensioni. Mos lejoni që perimetri i stomakut tuaj të jetë mi madh se 88cm nëse jeni femër ose 102 cm nëse jeni mashkull, sepse atëherë rreziku nga shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e zemrës është i madh.

Jetoni me një sasi të vogël të alkoolit dhe asnjëherë mos e teproni. Në sasi të vogël, alkooli mund të jetë e dobishme për ta zvogëluar shtypjen e gjakut me 2-4 mmHg. Por, në sasi të madhe jo vetëm që nuk do të sjellë asnjë beneficion, por ka edhe efekt negativ.

Asnjëherë mos konsumoni më shumë se një pije në ditë nëse jeni femër dhe dy nëse jeni mashkull. Kjo do të thotë se 150 ml verë çdo ditë është ne kufirin e lejuar. Nëse deri më tani nuk keni konsumuar alkool, nuk duhet të filloni ta bëni atë me idenë se do ta ulni shtypjen e gjakut.

Harroni duhanin dhe mos u bëni viktimë e thithjes pasive të duhanit. Rritja e shtypjes së gjakut është vetëm një nga pasojat e këqija të pierjes së duhanit. Thithja e tymit e rritë shtypjen e gjakut me rreth 10mmHg dhe e mbanë të ngritur atë gjatë një ore. Nëse jeni duhanpirës dhe e bëni atë shpesh, kjo do të thotë se shtypja e gjakut ju mbetet i ngritur gjatë gjithë ditës. Thithja pasive e duhanit gjithashtu duhet të shikohet si një rrezik për shëndetin.

Zvogëlojeni kofeinën, mos konsumoni më shumë se dy kafe brenda ditës. Ende nuk mund të thuhet se kofeina për kohë të gjatë e rritë shtypjen e gjakut ose ka vetëm efekt të shkurtë. Ekspertët medicinal rekomandojnë zvogëlimin e konsumimit të kofeinës nëpërmjet kafes ose pijeve të tjera. Mos konsumoni më shumë se dy kafe brenda ditës.

Relaksohuni me muzikë klasike. Meloditë harmonike të muzikës klasike mund të ndikojnë si terapi për personat me shtypje të lartë të gjakut. Ekspertët rekomandojnë relaksim 30-minutësh për çdo ditë duke dëgjuar muzikë klasike ose ndonjë tip tjetër të muzikës relaksuese dhe frymëmarrje të thellë për të kontrolluar hipertensionin.

Zvogëlojeni stresin. Nuk thuhet për kot se stresi është shkaktari më i madh i sëmundjeve. Ekspertët paralajmërojnë se ka një lidhje të ngushtë ndërmjet stresit dhe anksiozitetit dhe shtypjes së gjakut. Kur jeni në stres, në trup prodhohen hormone që rrisin shtypjen e gjakut, sepse shkaktojnë ritëm të shpejtë të zemrës dhe ngushtim të enëve të gjakut. Prandaj, tentoni që sa më shumë ta reduktoni stresin në jetën tuaj. Teknikat për frymëmarrje të thellë dhe aktiviteti fizik janë metoda të shkëlqyeshme për të zvogëluar nervozën dhe lodhjen e tepërt. Një numër i madh i personave medicinal rekomandojnë joga ose meditim si mënyra efektive për minimizimin e stresit.

Nga fakti që shtypja e lartë e gjakut nuk shfaq simptome, janë shumë të rëndësishme matjet e shtypjes me rregull. Kujdes të veçantë duhet të kenë personat që vuajnë nga diabeti (sëmundja e sheqerit), sepse 60% prej tyre kanë edhe shtypje të lartë të gjakut. /Femina.al/

3 Responses

  1. shum mire thotë:

    nje keshille e nevojshme ju lumte

  2. edi thotë:

    ju lutem sa duhet te jete pesha normale gjetesia 174cm mosha 40vjece

  3. Isan thotë:

    selam alejkum nese kihist pas mundesi mem tregu qka esht hixhame dhe ku mundem me e gjet ketu ne ks prishtin a ka ? ju faleminderit per mirkuptim kam shum respekt te madh per faqen e juaj esht e mrekullueshme Allahu ju shprbleft

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch