Home » Lajme » Mercenarë rusë po veprojn në veri të Kosovës

Mercenarë rusë po veprojn në veri të Kosovës

Mercenarë rus janë evidentuar në barrikadat e serbëve në veriun e Kosovës. Televizioni gjerman ARD përmes një kronike të përgatitur ka nxjerrë pamje nga grupi i mercenarëve serb, të cilët janë shprehur për qëllimet e ardhjes së tyre në veriun e Kosovës.

“Kemi ardhur këtu për t’iu ndihmuar vëllezërve serbë. Ne të gjithë jemi një gjak. Jemi të të njëjtit gjak, të njëjtit besim ortodoks dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, ka thënë për ARD një i ri rus, i cili është anëtarë i grupit radikal serb “Srpski Vitezovi” me fanellat e tyre për mbrojtjen e Mitrovicës. Mediet para dhjetë ditësh kanë raportuar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka identifikuar mercenarë rusë në Veri, të cilët erdhën aty pas aksionit të policisë speciale të Kosovës për të vënë në kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Në mesin e atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP-it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia, ka thënë me 1 gusht, një burim nga AKI-ja.

“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jakshiq, Milan Ivanoviq dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjeshtë serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi. Për praninë e kriminelëve të armatosur dhe snajperistëve dhe ekstremistëve që detyrojnë dhe paguajnë qytetarë serbë të Veriut për të qëndruar në barrikada pa dëshirën e tyre, kanë folur shpeshherë edhe përfaqësues të KFOR-it, por askush nuk është arrestuar.

This term comes from a friend whose son was being http://phonetrackingapps.com tormented and almost drowned by his bully at the swimming pool

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch