Home » Opinione » Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Mercenarët e dreqit të mallkuar!

Emri mercenarë i pershkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundërshpërblim- pagesë. Mercenarius nga latinishtja ,rrjedhë nga fjala merces – rrogë ,pagë, pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflifkt të huaj ;” i rekruatuar  në shtetet e huaja” dhe i cili  “ merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky lyftëtar duhet të ketë “përparësitë vehtjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë  “shumë mirë i paguar  ,bile shumë më mirë “ se sa të  obliguarit e asaj lufte apo konflikti.

Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës  i rekrutuar me para nga një Shtet,një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjëshme apo jo,jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi ( Qejt e luftës . The Dogs of War, 1974, Frederic Forsyth)

“FBI e zbulon një shqiptar terrorist që po pregatiste  sulme në Floridalajmeruan agjensitë botërore . Shokuese! Tmerr! Kulmi i papërgjegjësisë kombtare shqiptare! Shqiptari terrorist ,shqiptari mercenar. “Policia amerikane ka arrestuar një shtetas amerikan me kombësi shqiptare i cili po përgatiste një sulm terrorist me bombë në zonënTampanëFlorida. Agjentët e FBI-së kishin arritur të zbulonin se Sami Osmakaç 25 vjeç me origjinë nga Kosova, kishte shprehur interes për flamuj dhe material të tjera të Al- Kaedës. Gjithashtu ata zbuluan se i riu shqiptar  kërkonte që të blinte një armë të tipit AK-47, një sasi fishekësh,granada, etj. “

“Sipas të dhënave të policisë, Osmakaç ka xhiruar edhe një video, në të cilën shpjegon motivet që e detyronin të kryente sulmet. Sipas FBI-së janë dhe dy shqiptarë të tjerë të implikuar në ngjarje, një nga Mali Zi dhe një nga Kosova. “

 

Po, për kend?Po,për çka? Për cilin atdhe?

Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më largë botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë ,por ne po  ia kërkojmë vehtës këtë largim  nga e vërteta  pa të drejtë ankese   dhe pa të drejtë   arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë.

“Shërbimi i mercënarëve në përgjithësi kërkon njerëz të aftë qoft për një operacion ushtarak dhe për një kohëgjatësi të kufizuar ,qoft për një tip të shërbimit të specializuar. Kohëzgjatja e angazhimit është e karakterit të përkohëshem ose të përjetëshëm.”

 

Pse jemi aq të lehtë,që aq lehtë të rekrutohemi ? Për kend?Kushpo na rekruton?

 Ç`farë lakmije e dreqit të mallkuar ,na shtyen që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urrejtura të botës? Ku janë fajet?

Duhet  të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Sërbisë.Të vetëdijshëm apo jo ,me para apo pa to ,të gjithë jemi në kurthën e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke  i shkuar mbrapa një të pa pritureje e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar.

Më 8 Korrik 1977 ,Konventa e Gjenevës  ratifikoi definicionin (përkufizimin ) e një mercenari  (neni 47).:

– Mercenari nuk e ka te drejtën e një luftëtari apo të  të burgosuri të luftës.

-Është posaqërisht i rekrutuar për një luftë të caktuar për të luftuar në një konflikt të armatosur.

-Në të vërtetë merr pjesë drepërdrejt në një armiqësi.

– Mercenari merr pjesë ne një armiqësi për të përfituar shumë nga ajo që iu është premtuar nga një shtet ,parti apo grupacion.

– Mercenari nuk është pjestarë i atij grupi apo atij shteti , i cili e dërgon në një mission të “ rëndësishëm “ të të ashtuquajturit  Shtet.

 

Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion te shumë negativ përshkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxitë paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës.  Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë.

 

Mercenaret janë vegla për kompletimin e një kauze të huaj . Kjo kauzë , kauzë e mercenarëve tonë , që aspak nuk është në nderin e kombit e as të familjës së tyre e as të atyre që janë kyqur në te ,nuk është rastësi. ,për këtë janë bërë përgaditjet që moti.

Është dijtur se lufta do të fitohet,është ditur se Kosova do të jetë e pavarur., e mu për këtë kanë  pas filluar përgatitjet  nga ana e  humbësit ( në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njofin shumë mirë) që luftën tonë, heret a vonë t`a qesin në errësirë ; herët a vonë ta njollosin me njollat më të shëmtuara , dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindra vjeqar ,dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë.  Po,po me nerzit tanë.
Ku janë intelektualët që nuk flasin ?  Pse janë pseudointelektualët ( intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlenë? Vallë ,çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqën duke na ngrehur zvarrë në errësirën e ë së kaluarës tragjike?

Mercenar është edhe ai që me shkrimet e tija ,paraqitjet e tija publike dhe me mendësinë e tij lufton për kauzën e tjetërkujt. Ai merr pjesë në një armiqësi ,për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin!

Kushpo i ndjellë këta mercenarë të së keqës që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit?Kushkrekoset me shkrimet e tija duke ne ndarë identitetin tonë?Kushnjollosë figurat e Skënderbeut ,Ismail Qemalit ,Nënës Tereze vetëm e vetëm të njollosë kombin ,historinë,  të arrijturat dhe me  e keqja të na lër pa ardhmëri.?

Të dalish në anën e kurrkujt për një grusht parash ,apo nga njëinfekciom patogjen i shpërlarjës së trurit ,i përngjanë mercenarit të hapësirës (film i vizatuar) ,me dëshirë e i bindur në  agjësimin e Planetit  X  diku largë në Galaktikën e Don Kishotit.

Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera  ,që nuk i dhimsen as dreqit ,e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë, e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur , ata kanë ide qe shkonë përtej shprtit  të predikuar nga vetë zoti i tyre

 

Nuk jemi ne ata  e as që na takon neve të bëhemi pjesë e xhihadave. Le t`i mbajnë ata ,ato xhihade përveti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurr  për ne.

 

Fahri Xharra

12 Janar 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch