Home » Opinione » Mërgim Korça – Mbi kolaboracionizmin plus shkrime të tjera

Mërgim Korça – Mbi kolaboracionizmin plus shkrime të tjera

Mergim Korca - libriTiranë 2014

 

f.23

Mbi Kanunin

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, specialist i fushës së ligjshmërisë kanunore botërore:

Kanuni i Maleve Shqiptare është më i lashti kod ligjor! E përsëris më i lashti kod ligjor! Kurse për nga rigoroziteti i trajtimit ligjor, ai është pararendësi i Kodit të Justinianit që vuri themelet e së Drejtës Romake!

 

f.29

Mustafa Merlika:

Ma mirë nji Shqypni gjysë e pamnvarun por me Kosovën, se sa e pamvarun por pa Kosovën! S’bashkut me Kosovën, pamvarsia nuk vonon e s’fundit vjen!

 

Enver Hoxha

21 shkurt 1946

Ne nuk e kemi drejtuar popullin tonë sa duhet drejt vëllazërimit të shëndoshë me Jugosllavinë, që është një konditë e domosdoshme për ekzistencën e vendit tonë..

Gusht 1946

në Konferencën e Paqes në Paris Enver Hoxha deklaroi: Ne nuk kemi pretendime territorial ndaj aleates tonë, Jugosllavisë! (një mnuaj pas aneksimit të Kosovës nga Serbia).

15 dhjetor 1946

Disa antarë partie duan të filozofojnë, se mos thotë populli “ç’bëtë me Kosovën”…Ne do t’ua shpjegojmë, kush nuk e kupton, ne do t’a luftojmë…

 

f.32

Mustafa Merlika për Shqipërinë Etnike

Mustafa ka qenë bashkënënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë , kjo është mbajtur e fshehtë nga komunistat.

23 prill 1942

Flamuri shqiptar mori formën zyrtare, pa sëpatat e Liktorit dhe pa nyjen e Savojës, u bë siç ishte para pushtimit fashist. Qeverisë italiane Mustafa Merlika, sipas Cianos, i kishte paraqitur pikësynimin e tij se “E dua Shqipërinë në kufijtë e saj natyrorë!”

 

f.36

Gjuha standarde

Më 20 shkurt 1942 Xhevat Korça, minister,  i urdhëroi të gjitha shkollat e Shqipërisë, që Gjuhë Normative Shqipe, që nga ajo ditë e pas do të ishte e folmja e qytetit të Elbasanit dhe tekstet zyrtare bazë të mësimit të Gjuhës Shqipe, do të ishin tekstet e Sintaksës dhe Gjuhës Shqipe të At Justin Rrotës.

 

f.38

Enver Hoxha kolaboracionist

Më 15 dhjetor 1947, në prani të Sava Zllatiçit, Enver Hoxha tha:

Tani që e likuiduam këtë pengesë (Nako Spirun) duhet të fitojmë kohën e humbur, e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri etj), se Shqipëria nuk mund të qendropjë si shtet i pavarur dhe, aq më pak, të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë..

 

f.51

Dallimet e kolaboracionizmit

Në kushtet e pranisë së këmbës së ushtarit të huaj në tokën tonë, kolaboracioni (i nacionalistëve shqiptarë) përgjithsisht ka qenë në të mirë të Shqipërisë.

Kurse kolaboracioni komunist, fillimisht me Jugosllavinë, në vazhdim më Bashkimin Sovjetik, e së fundi më Kinën, pa qenë Shqipëria e shkelur nga këmba e ushtarit të huaj, ka qenë kolaboracion me nënshtrim total të interesave shqiptare ndaj të huajve dhe fatkeqësisht me përfitim interesash egoiste thjesht personale të Enver Hoxhës..

 

f.53

Konferenca e Londrës

Nga vendimet e Konferencës së Londrës iu morën shqiptarëve 20 mijë km2 (Kosovë, Maqedoni). Në Çamëri u morën 10 mijë km2, masakruan, u dëbuan 400 mijë shqiptarë nga 550 mijë gjithsej për hir të 80 mijë grekëve.

 

f.81

Genocidi ndaj çamëve

Ka një sërë studiuesish grekë si psh zonja Elefteria Manda ose zoti Jorgos Margaritis, që krimet e pashembullta të shpopullimin e territoreve çame i kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrenjëve.

Mbështetur në dokumente historike autorësie të P. Aravantinos të shek. XIX, raporti i popullsisë së Çamërisë paraqitej: 97.3 % shqiptarë dhe 2.7 % grekë.

 

f.83

Faik Konica pë grekët

Ne shqiptarët kemi frikë vetëm nga grekët, me qënëse ata kanë një armë të hatshme, shumë të fortë, dinakërinë.

 

f.91

Zef Mala dhe Llazar Fundo për komunizmin:

Zbatimi në praktikë i ëndrrës iluzore të Karl Marksit përfundoi në praktikë në një kasaphane madhore me të cilën u kurorëzua një makth marramendës i kuq!

Llazar Fundo: Komunizmi që ne idealizuam si Krishti,ia kaloi edhe Satanait nga ligësitë.

 

f.94

Dosjetr e Sigurimit

Gjeneral Halim Xhelo, ish zevëndë ministër i brëndëshëm thoshte se në vitin 1960 kur Shqipëria ishte e populluar nga 1.6 milionë banorë, kishte 400 mijë dosje active për qytetarët nga Sigurimit i Shtetit!

 

f.96

Baba Rexhepi

I ndershëm është ai që i ndryshon mendimet e tij për t’i njësuar me të vërtetat. i pandershëm është ai që i ndryshon të vërtetat për t’i njësuar ato me mendimet e tij!

 

f.101

Enver Hoxha për luftën civile, udhëzim Koçi Xoxes më 5 tetor 1943:

Ballin duhet ta blikuidojmë pa mëshirë në çdo anë qoftë. Çetat e atjeshme të Ballit të likuidohen pa u grumbulluar dhe pa e marrë veten. Sa për bashkëpunimin më Fazlli Frashërin, mos u gënjeni. i bini pra edhe Fazlliut edhe atij që e ka bërë Fazlliun.

 

f.121

Manush Myftiu për luftën civile

nëntor 1944:

Për Muharrem Bajraktarin, kur kemi dëgjuar se ky kishte filluar të luftonte gjermanët, ne u dëshpëruam, se ky element i pademaskuar dhe i pakompromentuar do të fitonte influencë dhe do të tërhiqte turmat me vete..Ky qendrim i rrezikshëm na e forcoi bindjen për ta zhdukur. Zhdukja e tij ishte e domosdoshme. Ne menduam për mënyrën si ta zhduknim…Populli e pa se ne e goditëm Muharrem Bajraktarin prapa krahëve, kur ai kish ardhur të na jepte dorën..

 

f.129

Mustafa Kruja si gjuhëtar

Kurrë nuk u zu në gojë përgjatë diktaturës e vërteta historike se Mustafa Kruja ishte gjuhëtari më i shquar i kohës së vet….Gjithashtu që ai ka qenë nismëtari dhe shpëtimtari i qindra familjeve hebreje që i solli nga Kosova dhe i vendosi në Shqipëri.

 

f.133

Fati I Iljaz Agushit

Këshilltarët (në fakt drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare) Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi nuk e shihnin dot Iljaz Agushin, këtë patriot të përkushtuar kosovar pjesëtar i qeverisë së Tiranës..Duke shkelur parimin e mirënjohjes dhe besës tradicionale shqiptare, e nxitën Bujar Hoxhën, birin e patriotit kosovar dhe mikut të Iljaz Agushit, Hoxha Kadrisë, ta shkelë me këmbë mirënjohjen ndaj atij që e nxori nga burgu dhe e mori sekretar personal të tijin, pikërisht për ta ruajtur edhe më tej edhe i udhëhoqi dy atentatorët komunistë që hynë dhe e vranë Agushin brenda apartamentit të tij.

 

f.159

Kolaboracionisti Stalin

Si kolaboracinizëm e kompromis politik i parë, njihet kolaboracioni i bërë në verën e vitit 1939 ndërmjet Hitlerit dhe Stalinit. Të dy ishin të interesuar të fitonin kohë. Me që Gjermania i diktonte kushtet, monedha e shkëmbimit ishte dorëzimi Gjermanisë i dhjetëra mijërave komunistëve gjermanë dhe austriakë që strehoheshin në B.S.. Stalini e shkarkoi ministrin e jashtëm hebre të tij, Litvinovin dhe emëroi Molotovin, që nënshkroi me Ribentropin Paktin e Mossulmimit.

 

f.160

Masakra e Tivarit

Z. Islam Kadesha ka pohuar në gazetën “Liria” më 1993:

Më 11 prill 1945 kur unë punoja shifrant i K.,Q. të P.K.SH. erdhi një shifër nga komisari i divizionit të UNÇ, Ramiz Alia i cili njoftonte tekstualisht: Sot herët në mëngjes një turmë e madhe prej disa mijëra shqiptarësh të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave në një luginë, i pushkatuam dhe i likuiduam të gjithë.

Enver Hoxha me detyroi të mbyllja gojën se, për ndryshe, më fluturonte koka

 

f.162

Enver Hoxha si kolaboracionist

Enver Hoxha më 5 janar 1948: Çështja e Partisë zgjidhet kur të gjitha çështjet shtrohen në baza federative, dmth Sekretari i Përgjithshëm nuk jam unë, por mareshalli Tito. Ne jemi parti si partitë e republikave të tjera, me sekretarët e saj, me vijën e njëjtë me të tjerat!

 

f.191

Çështja e Petenit

Parlamenti francez e mirartoi zgjedhjen e mareshallit Peten më 10 korrik 1940 me 468 vota pro, 80 kundra dhe 10 abstenime, pa trysni politike.

 

f.196

Gjon Markagjoni i ri

Gjon Markagjoni i ri e nisi internimin 6 vjeç dhe e përfundoi 52 vjeçar, vetëm pse ishte pinjoll i një familje antikomuniste

 

f.207

Kryengritjet antikomuniste

Thuajse asnjeri jashtë Shqipërisë, e gati askush nga brezat e rinj, nuk e dinë se ka patur një lëvizje kryengritëse kundër qeverisë dhe kundër komunizmit në Shqipëri, që nga viti 1944 e deri në vitin 1953!

…Eshtë shkruar si simbol i rezistencës së popullit hungarez revolucioni hungarez  i vitit 1956. Hallall u qoftë studentëve të Budapestit që dolën në demonstratë kundër qeverisë. Kur kjo e fundit i shtypi me egërsi, ata rrëmbyen armët e kryengritja u shtri edhe në qytetet e tjera kundër diktaturës së Matias Rakoshit. Por lëvizja nisi me 23 tetor dhe u shtyp me 11 nëntor 1956!…

Po ajo lëvizje e armatosur dhe e organizuar dhjetëvjeçare në Shqipëri pse kalohet në heshtje?Mark Gjomarkaj dhe Llesh Gjomarkaj, e në vazhdim Alush Lleshanaku me gjithë Hamit Matjanin e qindra e qindra heronj të rënë për përmbysjen e atij pushteti (pusht-shteti) gjakatar komunist dhe mijërat e familjarëve të tyre të kalbur e të vdekur në kampe përqendrimi gjatë diktaturës komuniste për 47 vite me radhë, pse kalohen në heshtje?!

 

f.215

Alfabeti i shqipes

Kongresi i Manastirit, sipas historianëve komunistë, nuk kishte as nismëtarë kryesorë dhe as drejtues të tij,   as i zihej me gojë emri Mit-hat Frashërit e as i Patër Gjergj Fishtës. Ndërsa fotoja e bërë nga Marubi, i ka pavdekësuar në lastër pjesëtarët e Komisionit të atij Kongresi.

 

f.218

Vjetërsia e gjuhës shqipe

Frati dominikan Brocardus i raporton mbretit të Francës Philippe De Valois më 1932 se shqiptarët e Veriut kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e Latinëve, ata përdorin shkronjat latine në librat e tyre,  pra gjuha jonë është më e herëshme se “Meshari” i Gjon Buzukut.

 

f.223

Kisha greke kundër shqipes

Më 20 shtator 1892 peshkopi i Kosturit i mallkoi shkronjat shqipe!

 

f.224

ABC dhe pavarësia

Përfundimi me sukses i punimeve të Kongresit të Manastirit mund të quhet me plot gojë se ishte guri themeltar që hapte rrugën drejt krijimit të shtetit shqiptar.

 

f.245

Zhgënjimi i ish komunistëve të parë

Zef Mala:

Mua m’u desh pikërisht mbyllja në burgun famëkeq të Burrelit që të kuptoja sa i gabuar kam qenë në gjykimin e Xhevat Korçës, Qazim Koculit dhe tërë asaj pjejade atdhetarësh të përkushtuar që asgjë nuk venin mbi interest kombëtare.

Nga ana tjetër, qendrimi i Xhevat Korçës karshi meje, një qendrim i mirësjellur, por i ftohtë, që kurrë nuk ma përplasi në fytyrë faktin sa i kënaqur ndihej që unë, hymnizuesi i sistemit komunist të organizimit të shoqërisë njerëzore, kisha përfunduar s’bashku me të, armikun e organizimit të sistemit të kuq, në të njëjtin burg komunist, ma ka shtuar respektin për atë atdhetar intelektual fhr fisnik. Atëhere e pata kuptuar edhe se, kur i thonin kryetarit të Ballit Kombëtar, Mit-hat Frashërit, se komunistët po i vrisnin brenda shtëpive të tyre nacionalistët e këta duhet të reagonin, ai përgjigjej: të na vrasin, fundja djemtë tanë po na vrasin…Aksionet e tyre kurrësesi nuk duhet të na bejnë të humbasim drejtpeshimin e të na çojnë në një luftë civile.

 

f.247

Tradhëtia e Enver Hoxhës

Nga Zef Mala pata dëgjuar që, veç Qemal Stafës, edhe Vasil Shanto, Vojo Kushi, Sadik Staveleci, Jordan Misja, Mustafa Gjinishi etj etj janë vrarë me urdhëra të dhënë nga Enver Hoxha..

Vetë unë mbaj mend se, një ditë me 5 maj 1942, erdhi në shtëpinë tonë Mustafa Kruja dhe ende pa e hequr pardesynë nga trupi, i tha tim eti: sot është vra një prej udhëheqësve kryesorë komunistë. Është Qemal Stafa. Si e diktuan? Mustafa u përgjigj: Da una soffiata del loro kapo ( i kallxuar nga shefi i tyre).

 

f.262

Dëbimet e shqiptarëve

Nga viti 1875-1912 u dëbuan nga trojet e tyre 350 mijë shqiptarë

Nga 1912-1914 u dëbuan 120 mijë shqiptarë të tjerë

Nga 1918-1941 u dëbuan 240 mijë shqiptarë

Vetëm gjatë 1945 u vranë dhe u masakruan 42165 shqiptarë

 

f.265

Vlerësime për Visar Zhitin

Sebastiano Grasso: Visar Zhiti është poet gladiator në luftë me Tiranën, muzikant, Kalorës i Varrit të Shenjtë, artist, ushtar, zemër parandijuese, poeti Engjëll dhe padyshim absolutisht ndër poetët më të mëdhenj evropianë.

 

f.282

Dy disidentë

Aleksandër Solzhenicini ishte dënuar sipas nenit 58 të Kodit Penal sovjetik ndërsa Visar Zhiti ishte dënuar sipas nenin 55 të Kodit Penal shqiptar, me internim me punë të detyruar i pari në minierën e Ekibastuzit, ndërsa Visari me burg me punë të detyruar në Spaç dhe Qafë Bari. i pari shkroi Arqipelagu Gulag i dyti Ferri i Çarë.

 

f.292

Për gjuhën standarte shqipe.

Mehmet Elezi: Gjuhës shqipe nuk i janë shtrëmbëruar dej, por i janë këputur gjymtyrë!

Në Fjalorin e Mehmet Elezit ka:

41 000 fjalë që nuk gjenden në Fjalorin e 1980, me shtjellime etimologjike

54 000 kuptime

5300 shprehje frazeologjike.

Janë shfrytëzuar si burim veprat e 40 autorëve që nga Fishta Pashku, Kadare, Kanuni i Lekës, Visaret e Kombit etj

Ka 5000 fjalë të urta, 1000 gjëza, doke urime, mallkime, paragjykime, bestytni, yshtje, lojë fjalësh etj

 

f.295

Mehmet Elezi bën thirrje: të qëmtohen, gjurmohen, grumbullohen e të radhiten në leksikun shqip gjithë fjalët e lëna nga standardi për t’i përfshirë harresa, sepse fondi i përdorur nga klerikët intelektualë ose laikët kundërkomunistë, ky fond përdoret nga afër ¾ e popullit etnik shqiptar. Gjithashtu t’u mbyllen dyert vërshimeve nga gjuhët e huaja që po përmbytin lajmet, politikën dhe botimet tona..

 

f.307

Patriotizmi I Fishtës

Më 1913, në shenjë revolte kundër Fuqive Ndërkombëtare, që e mbanin të pushtuar Shkodrën, patër Gjergji do të nginte flamurin shqiptar në kishën e Gjuhadolit. Në shenjë vëllazërimi dhe solidariteti me myslimanët, ai do të lidhte një banderolë dritash midis këmbanores së Kishës Françeskane dhe minares së Xhamisë në Fushë Çelës. Atëhere ndërkombëatrët dërguan kërcënime frikësuese me topa duke urdhëruar uljen e flamurit por frati trim me ironinë e tij të guximshme tha: Flamuri ynëe ka për nder të gjuhet prej topash të huaj.

 

f.313

Fishta për shqipen:

 

Porsi kanga e zogut t’verës

Qi vallzon n’blerim të prillit

Porsi i ambli fllad i erës

Qi lmon gjit e drandofillit

Porsi vala e bregut t’detit

Porsi gjama e rrfes shigjetare

Porsi ushtima e njaj tërmetit

Njashtu a gjuha e jonë shqyptare

 

f.316

Mohimi i komandantit të Vlorës

Ndonëse Qazim Koculi kishte qenë komandantio i forcave vullnetare të Vlorës më 1920, vetëm se hyri në qeverinë e Mustafa Krujës, u la në harresë nga komunistët Në vend të tij vunë Selam Musain.

 

f.321

Safet Butka për komunistët:

T’i vrasësh, janë shqiptarë, por t’i lesh të lirë, e vrasin Shqipërinë! Ata do të sjellin diktaturën dhe krimin. Do të marrin pronat e do sjellin varfërimin. Do t’i përçajnë njeërzit e do të sjellin vëllavrasjen. Do të sjellin shenjat ruse në flamurin tonë, drapërin me çekan dhe yllin e kuq.

Kjo e shtyri Safet Butkën në Melçan të Korçës më 19 shtator 1943 me iu shmangë vëllavrasjes- ..vrau veten.

 

Prek Cali

Në Rrapsh të Hotit Prekë Cali i lidhur replikon ndaj Mehmet Shehut.

–          E more Prenk Cali, të pat ardhë dita ta mbyllje historinë tande me shkronja ari po të ishe bërë me ne! Pse bërë kështu?

–          Zotni, faji bie mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbinë…u përgjigj burrnisht Prekë Cali.

Ky qendrim shkaktoi raprezalje të madhe, vetëm në Kelmend u vranë menjëherë 44 burra malësorë, u dogjën 34 shtëpi..

Dedë Gjon Bajraktarin e sollën të plagosur te e jëma që ja mjekonte plagët. E diktuan komunistët, e rrethuan shtëpinë, e nxorrën zharg të jëmën, i vunë zjarrin shtëpisë ku u djeg i gjallë edhe vetë Deda.

A ka kob meë të madh se sa ai i pinjojve të kullës së Rapukajve në Vukël? E pat djegë së pari turku e mandej shkjau që vranë, njëra palë Pjetrin dhe tjetra Lulin. Po u desh edhe brigada e Mehmet Shehut që ta digjte për herë të tretë me 10 shkurt 1945 e ta vrasë Nduen, Lucin, Zefin dhe më të voglin, Rrokun!

 

f.341

Vlerësime pë Fishtën

Eqrem Çabej: Lexova Lahutën e Malcisë dhe u mahnita. Jam gati të bëhem katolik për hir të Fishtës..

Kostaq Cipo: Fishta është patriarku i letrave shqipe..

Sejfulla Malëshova: mëndjes së fuqishme të Fishtës, Shqipëria duhet t’ia dijë poezitë më të mira epike, lirike, dramatike.

Petro Marko: Fishta është elefant i mbuluar nga pluhuri gjatë dekadave të regjimit komunist.

Lasgush Poradeci: Fishta është një shkëmb i shpirtit shqiptar- vigan i kombit.

 

f.426

Churchilli për komunizmin

Kapitalizmi nështë shpërndarje e padrejtë e pasurisë.

Komunizmi është shpërndarje e drejtë ve varfërisë.

 

 

Mblodhi Bardhyl Selimi, 18 qershor 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch