Home » Opinione » Merito-dështimokracia

Merito-dështimokracia

Shkruan: Nehat Hyseni

Skena politike shqiptare, kudoqoftë ajo, karakterizohet me peshën e rëndë të barrës, që ia ka lakuar përtokë kurrizin, nga klasa politike a pareformuar dhe nga “merito-dështimokracia e imponuar.
Duke qenë se motivi kryesor për t’u marrë me politikë, dmth me punë shoqërore  ose si thonin dikur “me punë të hallkut”, me demek me punë të “çarshisë”, gjithëmonë kanë qenë synimet për të arritur diçka personalisht nga përfitimet e ushtrimit të funksioneve publike, duke i kontribuar shoqërisë.
Për këtë qëllim, gjithëkund në botën demokratike e gjysmëdemokratike janë themeluar parti politike, si grupe shoqërore që synojnë dhe pretendojnë pushtetin, me qëllim që t’i realizojnë qëllimet programore partiake dhe vizionin e tyre për organizmin e shoqërisë, dmth. të shtetit dhe pushtetit.

Gjithashtu, çdo aktivist partiak synon që ta gjejë dhe realizojë edhe interesin e tij personal, krahas realizimit të synimeve të grupit apo partisë politike të cilës i përket.

Natyrisht se ky  është proces plotësisht normal në botën demokratike, në të cilën synohet të vihet një balancë midis interesit individual dhe atij shoqërorë, duke stimuluar çdo pjesëtar të shoqërisë që të gjejë motiv dhe interes për angazhimin e tij në dhënien e kontributit për “çështjen e përgjithëshme”, dmth për shoqërinë, të cilës i takojmë.
Ky proces është plotësisht normal gjithëkund në botën demokratike bashkëkohore.

Por, me dallime dhe ndryshime të mëdha, madje aty-këtu edhe radikale në shoqëritë dhe shtetet e ndryshme, në të cilët, varësisht nga raporti i përmendur midis individuales, (privates) dhe shoqërores, dallojmë edhe karakterin e shoqërive (shteteve) përkatëse dhe nivelin e demokracisë , por dhe shkallën e zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturorë e social të tyre.

Kuptohet se atje ku dominion interesi personal mbi atë shoqërorë, me zhvatjen e pasurisë dhe pronës publike nga sundimtarët dhe pushtetarët, kemi demokraci të pazhvilluar dhe varfëri të madhe popullore, si dhe individë shumë të pasur. Aty pothuajse nuk ekziston fare klasa e mesme shoqërore, por vetëm klasa e varfër dhe ajo shumë e pasur.

Ky tip i shoqërive (shteteve) me diferenca të mëdha sociale, është karakteristik për vendet e Azisë (pa Japoninë), Afrikës dhe Amerikës Jugore (Latine), si dhe për pjesën më të madhe të shteteve ballkanike,  ku bjen edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i  Zi, Lugina e Preshevës (Serbia), etj.
Në të gjitha këto vende, me ndonjë përjashtim të vogël, partitë politike dominohen kryesisht nga grupe të fuqishme dhe klane, me një kierarki të theksuar, por kryesisht pa demokraci të zhvilluar brendapartiake.
Pra, partive politike të këtyre vendeve u mungon jeta demokratike brendapartiake, por jo dhe fuqia financiare, ekonomike e shoqërore, jo rallë edhe dhuna, terrori dhe krimi i organizuar brendapërbrenda tyre.

Ndërkaq, dihet se pa demokraci të mirëfilltë partiake, asnjëra paerti politike nuk mund të jep kontribut pë zhvillim të demokracisë së mirëlltë shtetërore.
Me ardhjen në pushtet të këtyre partive politike kriminale, që rëndom bëhet me dhunë, blerje apo vjedhje masive votash, me terror, vrasje politike dorasit e  të cilave nuk zbulohen dhe denohen kurrë, e  që nuk e kanë shumë vështirë në shtetet me demokraci të pazhvilluar dhe tē brishtë, siç është psh. Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit.
Në këto vende, partitë politike kanë establishmentin apo klanin e “meritokracisë” dhe imponohen pa kurrëfarë  etike dhe morali demokratik e njerëzor, duke synuar që edhe dështimet kolosale, që vërehen “nga aeroplani”, t’i shesin si fitore, kurse veten e shpallin si të “domosdoshëm” dhe të “pazëvendësueshëm”.
Nga kjo sindromë e merito-dështimokracisë partiake  aktualisht vuajnë pothuajse të gjitha partitë politike në Kosovë, me përjashtim të VV dhe ndoshta AKR-së. Edhe ate, jo se këto parti kanë të zhvilluar demokracinë brendapartiake, por kryesisht nga fakti se këto janë parti relativisht të reja politike dhe akoma nuk kanë arritur as ta shtriejnë organizimin e tyre të mirëfilltë partiak në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Andaj, është plotësisht e logjikshme që na paraqitet imponimi i dukurisë së “riciklimit” të funksionarëve shtetërorë, duke filluar nga ai i Presidentit.si “gardian” i Kushtetutës dhe shtetit ligjor, paçka se pikërisht ai vet e kishte shkelur ate “me të dy këmbët”.

Dhe ky rregull vlen për të gjitha partite politike të Kosovës.. Asnjëra parti nuk ka bërë as “lavrën e miut” për t’u reformuar me zgjedhje të mirëfillta demokratike brendapartiake.

Meqë zgjedhjet parlamentare në Serbi janë caktuar për 16 mars, edhe zgjedhjet parlamentare në Kosovë me siguri se do të në mars ose prill të këtij viti, pasi që procesi i dialogut Kosovë-Serbi është ndëprerë nga ky shkak, meqë do të vazhdohet pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve dhe krijimit të grupeve të reja negociatore nga të dyja palët.

Prandaj, druaj se edhe  nga këto zgjedhje parlamentare nuk mund të presim ndonjë ndryshim të mirëfilltë të klasës udhëheqëse të Kosovë. Mbetet të shihet se sa do të jetë i pranishëm elementi dominues i riciklimit që karakterizonte zgjedhjet lokale, sidomos tek  PDK , LDK dhe AAK.

Kriteret për vlerësimin e kontributit të aktivistëve dhe funksionarëve politik tek ne matet me vitet e anëtarësisë apo të ushtrimit të ndonjë funksioni partiak apo publik, pa marrë parasysh rezultatet dhe sukseset, duke formuar kështu kastën e “merito”, apo më mirë me thënë të “dështimokracisë”.

S’do mend se dukuria e tillë nuk i kontribuon zhvillimit dhe mirëqenies, si dhe të jetës demokratike të partive poltike të cilat në shoqërinë demokratike konkurojnë për të marrë pushtetin për të organizuar dhe qeverisur shtetin.

Zakonisht ne në zhargonin politik e kemi gojën plotë demokraci, europianizëm, amerikanizëm e modernizëm. Nuk do të ishte keq që të mësojmë shumëçka nga përmbajtja e atyre demokracive, duke krijuar një moral të ri politik, të sinqertë, të përgjegjshëm dhe pa primesa feudaliste të uzurpimit  të posteve politike nga klane të pashëndetëshme politike dhe jodemokratike.

Sepse, me forca dhe klane të tilla jodemokratike nuk mund të kultivohet dhe ndërtohet demokracia e mirëfilltë. Mjafton ta përkujtojmë periudhën e “errët” të komunizmit tek ne, kur dominonte kasta politike e njejtë (kryesisht) e gjakovarëve, që e dëmtoi rëndë shoqërinë edhe ashtu tejet të brishtë kosovare nga “merito-dështimokracia” e atëherëshme komuniste.

Ngutia e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që po na imponohet nga zgjedhjet në Serbi, druaj se nuk do të sjellë garniturë më cilësore të qeverisjes së Kosovës, meqë përparësia do të jetë në anën e partive që kanë para dhe fuqi organizative që aktualisht kontrollojnë  Kosovën, duke dhënë pak gjasa për ndryshime dhe shumë më tepër për “riciklime”.

Megjithatë, mbetet të shihet, sepse fjalën do ta kenë votuesit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch