Home » Lajme » Merret vendim për ndërtimin e shtëpive në Kosovën Lindore

Merret vendim për ndërtimin e shtëpive në Kosovën Lindore

Kryesia e VI (gjashtë) e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, në Zvicër, sot, më 12.01.2014, mbajti mbledhjen e saj të XII (dymbë dhjetë) në të cilën u shqyrtua aktiviteti i fondit gjatë v.2013. Me këtë rast u vlerësua se gjatë vitit paraprak fondi kishte aktivitet të ngjeshur dhe u pranuan raportimet e komisioneve për verifikimin e të dhënave në lutjet e bashkëvendasve për ndërtimin e shtëpive familjeve pa kulm mbi kokë. U konstatua se gjithësejt, në tri komuna: Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë, për ndërtim të shtëpive kanë aplikuar 214 familje.                                                                          Komisioni verifikues  ka konstatuar se një numër i konsiderueshëm i aplikuesëve janë në gjendje tejet të rëndë ekonomike e materiale, dhe që në asnjë mënyrë nuk munden vet ta përmirësojnë këtë gjendje.                                                                                                                Duke u mbështetë në këto të dhëna të komisionit verifikues, dhe nga lutjet e parash- truara, kryesia e fondit, për fazën e parë, ka vendosë që të ndërtojë 14 (katërmbëdhjetë) shtëpi, edhe ate: në Medvegjë 1 (një) shtëpi, në Bujanoc 7 (shtat) shtëpi, dhe në Preshevë 6 (gjashtë) shtëpi. Kryesia ka vlerësuar se në këto 14 raste domosdo duhet të veprohet sa më parë në mënyrë që të pengohet rrënimi i mëtutjeshëm i shëndetit të anëtarëve të këtyre fa- miljeve, ndërsa për të tjerë do të veprohet në fazën (turin) e dytë, por jo më larg se vjeshtën e këtij viti.                                                                                                                                          Kryesia e fondit falënderon të gjithë bashkëatdhetarët mërgimtarë, por edhe ata në vendlindje, që për këtë aksion deri tash kanë akorduar ndihma për ndërtimin e shtëpive, dhe njëkohësisht fton të tjerët që me kontributet e veta ti bashkohen këtij aksioni humanitar kombëtar.                                                                                                                                         Poashtu kryesia e fondit falënderon edhe dy qeveritë, atë Shqiptare dhe të Kosovës, për ndihmën e ofruar dhe iniciativën për themelimin e një fondi humanitar, me bindje se kjo ndihmë me kohë do të rritet edhe më shumë.

 

Kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore

Preshevë,Bujanoc,Medvegjë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch