Home » Lajme, Ndërkombëtare » Mesazh i Haradinaj për Preshevën: Liderët e Luginës të jenë unik dhe te vetëdijshëm per pergjegjesite qe i presin pas 24 dhjetorit

Mesazh i Haradinaj për Preshevën: Liderët e Luginës të jenë unik dhe te vetëdijshëm per pergjegjesite qe i presin pas 24 dhjetorit

Ne periudhen kur Qeveria Haradinaj veq i ka mbushur 100 ditet e saja ne krye te instituciove kosovare, shefi i saj  Ramush Haradinaj per agjencine e lajmeve “Presheva Jone” eshte shprehur i kenaqur me intensitetin e punimeve, por ka thene se ka edhe shume hapsire per pune dhe pastaj do te vijne edhe rezultatet.

Se pari z. Haradinaj ka cekur punet prioritet te cilat e kane gjetur qeverine te detyruar te intervenoi menjehere sic eshte qeshtja e energjise dhe kontesti me pronat e banoreve te fshatit Shipitull, pastaj ka folur edhe per premtimet e fushates parazgjedhore per qytetaret e Lugines se Presheves ku ka then se jane duke punuar per dhenjen e nenshtetsis kosovare me procedura me te lehta.

 

Haradinaj: Qeveria ime keto 100 ditet e fundit ka deshmuar se prioritet ka luften kunder krimit te organizuar dhe integrimet proevropiane dhe Euroatlatnike

“Kosova sot edhe pse ka veshtiresite e veta ka edhe shume mundesi. Jemi ne vlug te puneve me nje dinamizem te madh ne avancimin e procesve ne favor te qytetareve tane. Qeveria ime ka per prioritet luften kunder krimit te organizuar, duke filluar nga korrupcioni qe deri tash kishte ngulfatur vendin tone. Qeveria ime keto 100 ditet e fundit ka deshmuar se priorieet kemi luften kunder krimit te organihuar dhe integrimet proevropiane dhe Euroatlatnike. Prandaj edhe ne jemi perqendruar ne zhvillimin ekonomik dhe integrime proevropiane per te permisuar imazhin e vendit tone por edhe pasur nje vend te sigurt per te pasur investitore te sigurt. Te krijojme kushte, perspektive dhe te ardhmen te sigurt, per t’mos i dhëne shkas ite rinjeve tanë per te leshuar vendin tone. ” ka thëne kryeministri Haradinaj ne fillim te intervistes per agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

Se si e vlerëson situaten politike dhe ekonomike ne Lugine e Preshevës dhe roli i qeverise se Kosoves karshi ketyre viseve shqiptare, ne vazhdim z.Haradinaj eshte pergjigjur se “ne percjellim me kujdes zhvillimet ne Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë dhe ky kujdes do te vazhdoje nga ana e qeverise sime ndaj shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës. Ky kujdes padyshim do te jete edhe ndaj shqiptareve, te cilet aktualisht gjenden ne vedin tone. Kemi ndermend t’ju rregullojme situaten e tyre te pazgjidhur ne Kosove, te cilet jane shpergulur se fundit per tju dhene nje status adekuat, qe nenkuptopn nje lejeqendrim te cilet kane telashe me kompletimin e dokumetacioneve, por nuk perjashtohet mundesia edhe per t’i furnizuart ata me nenshtetesi, pasaporta te Republikes se Kosovës, veprim ky i nevojshme qe do te krijonte kushte dhe rregulla ne qeverisjen e vendit tone.”

Sipas z.Haradianjt “ështe me mjaft rendesi qe qyetaret e Lugines se Presheves t’mos braktisin vatrat e tyre pa ndonje shkas, pa ndonje aryse. Por ka raste te tilla, qe nje gje ju imponohet dhe deshira e tyre per te qene ne Kosove nuk guoxojne t’i mohojme apo t’i ndihen te diskriminuar, te cilet kane ikur nga nje diskriminim. Pra ne do t’i trajtojme ata si qytetare te barabart me qytetaret tjere në vendit tone. Po e perseris, shqipataret e Lugines e mira t’ mires duhet te qendrjone besnik vatrave te tyre, sepse atje edhe Zoti i ka fale. Ata skan pikur nga qiella dhe kane te drejte te jetojne dikund… ”

I pyetur rreth zgjedhjeve te ardhshme ne Presheve qe do te zhvillohen me 24 dhjetor ku po zhvillohet nje fushate e egër mes lidereve me akuza e kunderakuza, per te marre n’dore komunen kryeminitrit Haradinaj ka pohur se “Ne, qeveria jone i percjellim me mjaf vemendje proceset atje dhe ne shprehim keqardhje qe disa here ne Preshevë zhvillohen zgjdhjeve mbrenda nje kohe te shkurter, cka jemi te shqetesuar bashke me ndasite, perqarjet e spektrit politik shqiptare atje qe eshte ne dem te vet shqiptareve keto divergjenca, ndasi te kota. Mirepo une kam besim, se kushdo qe do te fitonte do te keto zgjedhje, per priortiet do te kene mbijetesen e qytetareve te ketyre zonave te banuar kryesisht me shqiqtare. Pra ju bej apel kanadidatave qe pretendoijne te jene kryetar te ardhshem të Presheves t’mos harrojne pergjegjesitë e tyre qe kane per qytetareve dhe persktiven e ketyre viseve. Liderët e Lugines te jenë unik dhe te vetëdijshem per pergjegjesite, sfidat  qe i presin pas 24 dhjetorit..”

 

Haradinaj: Mergimtaret tane sot jane lobues dhe ambasador me te mire te kombit tone ne Zvicer dhe vendet tjera te Bashkimit Evropian!

Se kur do te vizitoje Bernen dhe si i mkonsideron marëdheniet mes Kosovës dhe Zvicres, Haradinaj me pas ka pohuar se “Zvicren une e konsideroj si atdheun time te dyte, sepse aty jo pse vetem kam punuar dhe vepruar, por ja kam pa hajrin se ne Zvicer fitova veq gjuhes dhe tradites se punes fitova se ndertohet shteti demokratik dhej tolerant, se si funksion shteti juridik, cka edhe ne sot pretendojme qe Kosoven ta bejme nje Zvicer ne ballkan edhe pse ende jemi larg. Besoj se Zvicren do ta vizitoj ne fillim te vitit te ardhshëm..”

Ne fund Haradinaj ështe pyetur, se ai ne njefare menyre nga mergata shqiptare konsiderohet si “kryeminister zviceran” se si e vlerëson rolin e shqiptarëve ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane, ai eshte pergjigjur se “diaspora shqiptare ka luajtur nje rol te jashtezakonshem jo vetem ne clirimin e vendit tone, por edhe per avancimin e proceseve dhe zhvillimin e vendit me investimet e tyre si ne vendilndje ashtu edhe ne vend qofshin me biznese te vogla apo te medha, qe nje njefare menyre edhe kane zbutur papunesine ne vendin tonë. Vec kesaj, integrimi i tyre i mire ka bere qe Kosoves dhe shqiptareve t’i japin imazh te mire. Shkurt mergimtaret tane sot jane lobues dhe ambasador me te mire te kombi tone ne Zvicer dhe vendet tjera te Bashkimit Evropian.

 

Nga intervista e gjate me kryeministrin kosovar Haradinaj eksluzivisht  per agjencine  e lajmeve “Presheva Jone” poshte po mju japim nje VIDEO, nje pjese e shkurter nga biseda e jone me te,  i cili flet per sukseset e qeverise, pasaportat per Luginasit si dhe per zgjedhjet e ardhshme në Presheve

 https://www.facebook.com/PreshevaeJona/videos/2046599858919625/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch