Home » Lajme » MESAZH NGUSHËLLIMI

MESAZH NGUSHËLLIMI

Për Familjen CAMAJ,                       Båstad/Suedi, më 08-02-2013

 

Komuniteti Shqiptarë në Suedi

 

-Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Suedi,

-Lidhja Demokratike e Dardanisë-Dega në Suedi,

-Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë

në Suedi ”Papa Klementi XI Albani”,

-Rrjeti i Femrës Krijuese-Skandinavi,

-Shoqata Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm-Suedi,

-Qendra Kulturore Migjeni Båros,

-Radio Dituria Båros,

-Shoqata Kulturore ”Kosova” në Malmö,

-Fondi për Raste të Jashtzakonshme për regjionin Ängelholm dhe Båstad

 

 

 

MESAZH NGUSHËLLIMI

 

Veprimtari ynë Enver Camaj, ishte dalluar si ish arkëtar i Fondit të Republikës së Kosovës për Suedi dhe në krye të shumë komisioneve dhe asociacioneve që punuan dhe vepruan për Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Puna dhe veprimtaria e tij në Suedi, ka lën gjurmë të thella të punës në kuadër të interesit Kombëtar Shqiptar. Ai, për pavarësinë e Repiblikës së Kosovës, nuk kurseu asgjë.

 

E nderuara Familja Camaj,

Në këtë kohë të dhimbjes, e dimë se Ju e keni humbur një anëtar të Familjes, kurse ne në Suedi humbum një kolegë ta dashur, veprimtar të dalluar dhe mbi të gjitha atdhetar i devotshëm. Ju së bashku me Ne, duhet të jemi krenar që patëm një atdhetar si Enver Camajn.

Prandaj, në emër të komunitetit dhe asociacioneve Shqiptare të Suedisë, ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e humbjes së familjarit tuaj, kolegut tonë, veprimtarit, aktivistit të dalluar në kuadër të qështjes kombëtare për pavarësinë e Republikës së Kosovës Enver Camaj.

Ngushllimet tona i drejtohen Familjes Camaj, mbarë farefisit të tij, kolegëve të tij në Kosovë, Suedi, Gjermani dhe në mbarë Evropën.

Kujtimi për Enver Camajn përherë do të mbetet në zemrat tona.

 

Bekimi dhe mëshira e Zotit qofshin mbi shpirtin e tij.

 

 

               Në emër të asociacioneve,

 

Hysen Ibrahimi, Bajram Nikqi, Zyrafete Manaj Kryeziu, Sokol Demaku, Rrahman Rrahmani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch