Home » Lajme, Vendore » MESAZH URIMI ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT

MESAZH URIMI ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT

Nexhmedin Saqipi2014-1Mesazhi i Myftiut të Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, drejtuar qytetarëve me rastin e festës së Fitër – Bajramit.

 

Të nderuar vëllezër e motra!

Të respektuar besimtarë kudo që jeni,

 

Kam kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe në emrin tim personal t’u uroj festën e dashur të Fitër – Bajramit, e cila vjen si dhuratë e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun xh.sh. që t’na pranoj lutjet dhe agjërimin.

Besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, përmes lutjeve dhe agjërimit kanë kryer detyrimet që dalin nga Kur’ani, duke, larguar nga zemra e shpirti zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë.

 

Besimtari mbi të gjitha e mban premtimin e dhënë Allahut xh.sh. duron vështirësitë dhe sprovat, i përgjigjet atij që është në nevojë, e ndihmon të dobëtin, e mëshiron të voglin, dhe kujdeset për mirësjellje shoqërore, të jenë të dashur mes veti, të jenë një trup dhe shpirt.

Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë!

 

Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Lugina e Preshevës të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes. Islami është fe e cila iu është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit.

Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit të muajit të shenjët të Ramazanit, mesazh i cili në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për ta rizgjuar atë, në mënyrë që bota të përqafoi paqen.

Ndaj edhe me rastin e kësaj feste, të cilës i gëzohet çdo besimtarë, juve të respektuar e të nderuar vëllezër e motra, iu porosisë, që të shtrini dorën e ndihmës te ata të cilat kanë nevojë, të varfrit, jetimët, njerëzit e shtyrë në moshë që kanë mbetur pa përkujdesje, fëmijët e braktisur, njerëzit të cilët nuk kanë kulm mbi kokë.

Ti gëzojmë ata edhe gjatë kësaj feste ashtu siç i gëzuat me ndihmat e juaja edhe gjatë muajit të Ramazanit, ngase kështu na thërret Allahu xh.sh. Me fat festa e Fitër Bajramit! thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi., njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.

27.07.2014

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress