Home » Lajme, Ndërkombëtare, Rajonale, Vendore » Mesazhe urimi me rastin e ndrrimit të motmoteve

Mesazhe urimi me rastin e ndrrimit të motmoteve

Gëzuar 2020!

Mesazh urimi me rastin e ndërrimit të motmoteve.Gëzuar 2020!

Posted by Shqiprim Arifi on Tuesday, December 31, 2019

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit,

Në prag të përfundimit të vitit 2019, Ju dëshirojë të keni përfunduar me sukses të gjitha obligimet tuaja, t’i keni përfunduar me nderë detyrat e besuara, të keni korrur suksese në profesionet që i ushtroni, dhe t’i keni arritur synimet e përcaktuara në fillimvit.

Shpresoj që viti 2020 të jetë vazhdimësi e performancës së shkëlqyeshme, njëkohësisht, të përmirësojë raportet ndër-njerëzore, dhe të jetë vazhdimësi e sukseseve tona të përbashkëta.

Uroj që viti 2020, të Ju përcjellë me shëndet të plotë dhe lumturi në familje.

Urime dhe gëzuar Vitin e Ri 2020!

Me shumë nderime,
Shaip Kamberi – kryetar i Komunës së Bujanocit
———————————————————————————————————

Viti 2019 ishte një vit i rëndësishëm dhe intensiv që po i vjen fundi.
Falënderoj për mbështetjen e madhe dhe përkrahjen e duhur në këtë vit në temat që kemi shqyrtuar dhe kursin që kemi përcaktuar. Këto suksese ishin të mundshme vetëm së bashku me organizim e angazhim.
Viti 2020 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. Për më shumë unitet e përpjekje për përparim. Me njerëz të guximshëm e të aftë të shfrytëzojnë mundësinë për të përkufizuar gjërat për mirë.
Uroj në këtë Vit të Ri realizimin e aspiratave tona. Uroj gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri!
Ragmi Mustafa, Kyetar i Këshillit Kombëtar Shaqiptar
————————————————————————————————————

Stafi i KosovaLindore.com uron që Viti i Ri 2020, të jet vit i mbarë për gjithë shqiptarët kudo ku janë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch