Home » Lajme, Vendore » Mesazhi i kreut të BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e Kurban- Bajramit

Mesazhi i kreut të BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, me rastin e Kurban- Bajramit

PËR HIRË TË FLIJIMEVE DHE SAKRIFICAVE LE TË MBRETËROJË PAQA LIRIA TOLERANCA DHE SIGURIA NË SHPIRTËRAT E NJERËZVE

Përfitoj nga ky rast që në emër të Bashkësisë islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, dhe në emrin tim personal, t’ua uroj të gjithë besimtarëve islamë festën e Kurban – Bajramit, në Luginë, Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë si dhe të gjithë besimtarëve të tjerë kudo që gjenden, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretëroj paqja, qetsësia, dialogu, toleranca dhe mirëkuptimi.

Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ngjarjet për rreth nesh na mësojnë se në botën plot rreziqe, në të cilën jetojmë , vetëm ata që janë të vendosur të flijohen mund të mbijetojnë.Veprat e mira, që bëjmë, janë ato që mbeten. Sa për lukset e kësaj bote, ato dikur do të zhduken .

Nesër miliona besimtarë të bardhë e të zinjë, arab dhe joarab, të verdhë e të kuq, pleq e të rinj thërrasin me thirrjen islame : All-llahu ekber! All-llahu ekber! All-llahu ekber! Duke vërtetuar me këtë se myslimanët janë një. Se myslimanët janë vëllezër. Krijuesi i tyre është një. Feja e tyre është një . Libri i tyre është një. Kibeljae tyre është një dhe qëllimi i tyre është një .

Kurban Bajrami është përplot porosi e këshilla të cilat i japin besimtarit një mision të veçantë shpirtëror dhe social, si dhe është festë e nderuar e muslimanëve në veçanti e haxhinjve, të cilët kanë veshur ihramet e bardha dhe janë xhveshur nga interesat e vogla të kësaj bote. Të gjithë njësoj para Zotit. i pasuri pa pasurinë e tij, i varëfri pa varfërinë e tij, i forti pa forcën e ti, i dobëti pa dobësinë e tij, të gjithë vëllezër për hirë të së vërtetës. Mbledhja më e madhe sot për të festuar këtë ditë të shenjtë është në Meke në fushën e Arafatit , ku janë tubuar nga të katër anët e botës , që kan shkuar të kryejnë obligimin e haxhit.

Gjithashtu, Kurban Bajrami është dita e gëzimit dhe e ngazëllimit të brenshëm , për shkak të fitores së premtuar dhe të pritur të besimit ndaj fuqive ateiste , rrobëruese, Zotrave të rremë të torturës dhe keqtrajtimit. Kjo ësht ditë e të gjith njerëzve, që u flijuan në rrugën e fitores e së mirës ndaj së keqës, që luftuan dhe dolën fitimtar në këtë rrugë .

Dhëntë Zoti e na përmirësoftë gjendjen vëllezërore, duke i zbutur zemrat tona dhe duke na drejtuar në rrugën e drejt , për realizim e paqes, lumturisë,

në këtë botë dhe botën tjetër . Amin !

 

Njofton Qendra për Informim pran BIPBM-së, Bujanoc

14.10.2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch