Home » Lajme » Mesazhi sekret: “Faruku” të vrau babanë

Mesazhi sekret: “Faruku” të vrau babanë

Në dosjen që portali LajmeShqip e ka siguruar nga burime brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës, është letra që Nazim Bllaca e ka lënë në shtëpinë e  pabanuar të Afrim Gashit, djalit të Sali Gashit, ku ai e shpjegon motivin, mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, që, sipas Bllacës, është kryer nga Fahrudin Gashi-“Faruku”.

Letra nuk është e nënshkruar, por nga ekspertiza del se është dorëshkrimi i Nazim Bllacës, i titulluar “Afrim kjo është për ty”, dhe në fund të letrës dy numra të telefonit, në të cilët Afrimi do të duhej ta konfirmojë pranimin e saj, si dhe sugjerimin “Lexoje me vëmendje…”.

Në këtë letër Bllaca sqaron se vrasjen e babait të Afrimit nuk e ka kryer UÇK-ja, por personalisht Fahrudin Gashi – “Faruku”, për t’i fshehur gjurmët e bashkëpunimit të tij me policinë serbe, të cilat, sipas Bllacës, i dinte vetëm Sali Gashi.

Letra shpalos një të dhënë rrëqethëse, sipas së cilës, Sali Gashi, i vrarë më 15 qershor të vitit 1999, nuk paska qenë kurrë spiun i Serbisë. Ai, siç i shkruan Bllaca djalit të viktimës, është vrarë për motive të tjera, të cilat, thuhet në letër, kanë të bëjnë me fshehjen e një të vërtete për Fahrudin Gashin – “Farukun”, si “bashkëpunëtor i Serbisë”,  për çka paska ditur vetëm Sali Gashi.

Letra sqaron detaje të tjera të vrasjes së Sali Gashit, të cilën e përshkruan vetë Nazim Bllaca. Ky i sugjeron Afrimit që ta denoncojë sa më shpejtë rastin dhe jo në Policinë e Kosovës, por në UNMIK, sepse, siç thotë Bllaca në letër, “Fahrudini i ka njerëzit e tij në polici”.

Po ashtu, ai i sugjeron të birit të viktimës që rastin ta denoncojë për të vënë në vend nderin dhe fytyrën e familjes, sepse Saliu “kurrë nuk paska qenë spiun i Serbisë”. Sipas Bllacës, spiun ka qenë vetë Fahrudin Gashi – “Faruku” dhe ai në një kohë paska qenë edhe i burgosur i UÇK-së.

Në fund të letrës, krahas kërkesës për ta mbajtur të fshehtë dhe të pazbuluar, Bllaca në dorëshkrim ia përcjellë Afrim Gashit edhe numrat e telefonit në të cilët ai mund t’i lajmërohet, duke i kërkuar konspiracion të plotë.

Kliko këtu për ta parë letrën në tërës   Letra  -është  në format PDF

Before we get into what you can do to motivate teachers, though, there’s something you need to know about spyappsinsider.com who the hammer comes down on

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch