Home » Lajme » Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili drejt Napolit

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili drejt Napolit

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili është në rrugë për të kaluar te Napoli dhe këtë e kanë konfirmuar edhe drejtues të Parmës, e cila mban kartonin e tij.

Sipas drejtorit gjeneral të Parmës, Pietro Leonardi, oferta për shqiptarin nga Maqedonia, i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, tejkalon vlerën e 10 milionë eurove.“Napoli ka ofruar 7 milionë euro për të, si edhe ka ofruar Manuele Blasi dhe 50 për qind të aksioneve të Fabiano Santacroce”, ka thënë Leonardi për Tuttomerkatoweb.Xhemaili iu bashkua Parmës në verën e vitit 2009 dhe ka qenë një prej shtyllave të ekipit, duke ndihmuar klubin të mbijetojë në Serie A.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch