Home » Lajme » Messi shpëton Barcelonën, por tani -3

Messi shpëton Barcelonën, por tani -3

Barcelona do të kishte dashur të luajë në mesditë, siç e bëri kundështari rival Real Madrid. Në vend të kësaj në një terren të vështirë nga shiu i madh, katalunasit mezi kanë barazuar ndaj baskëve të Athletic  Bilbaos.

Andre Herrera shënoi në minutën e 20 për të treguar se Bilbao nuk e ka ndërmend të frikësohet nga ekipi i Guardiolës. Por, gëzimi zgjati vetëm 4 minuta kur Eric Abidal krosoi në mënyrë të mrekullueshme për të gjetur kokën e Cesc Fabregas që shënoi për barazim.

Edhe në pjesën e dytë ndeshja ishte e vështirë për shkak të terrenit, dhe mbase për këtë në minutën e 80 gjatë një tollovie pranë portës së Valdes, mbrojtësi Gerard Pique e futi topin në rrjetën e tij për të sjellur epërsinë e dytë të ekipit vendës. Por, nga humbja e parë Barcelonën e shpëtoi Leo Messi duke shfrytëzuar një gabim të portierit për të barazuar në 2:2. Barazim që e largon Barcelonën nga Real Madridi me 3 pikë.

With 20+ cookie-cutter rocket ships staring her in the face, christine http://justbuyessay.com/ boyer realized that she needed a new approach to her rocket project

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch