Home » Lajme » Meta flet për “aktorë të jashtëm” që duan konflikt në Shqipëri

Meta flet për “aktorë të jashtëm” që duan konflikt në Shqipëri

Njësoj si në deklaratën e bërë pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Meta ka folur sërish për ‘aktorë të huaj’ që kontribuojnë për skenarin e paligjshmërisë dhe konfliktit në Shqipëri.

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, është shprehur Meta gjatë takimit me Szijjártó.

Pretendimet e presidentit për ndërhyrje të grupeve të huaja në krijimin e një konflikti në Shqipëri i ka hedhur poshtë kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se nuk ekziston një rrezik i tillë, por për çdo tension që mund të krijohet ka bërë përgjegjës opozitën shqiptare./Tch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch