Home » Lajme, Vendore » Meta pret kryetaren e Preshevës: Bashkëpunoni me bashkitë shqiptare

Meta pret kryetaren e Preshevës: Bashkëpunoni me bashkitë shqiptare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kortezie kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.
Gjatë bisedës, Meta vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.
Ndër të tjera, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore në interes të garantimit të së drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Znj. Ardita Sinani, në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës i uroi z. Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch