Home » Lajme » Metaj provohet te Nordsjaellandi, Fetai te Dresdeni

Metaj provohet te Nordsjaellandi, Fetai te Dresdeni

Mesfushori kosovar, Shkodran Metaj, është në prova te skuadra daneze Nordsjaelland, njoftojnë të mërkurën mediumet holandeze. Metaj 23-vjeçar do të provohet për disa ditë te skuadra daneze, pasi kjo e fundit kërkon përforcime për edicionin e ri në Danimarkë.

Mesfushori kosovar ka kontratë me skuadrën holandeze Groningen deri në vitin 2012, por nuk ka vend në përbërjen e parë. Metaj më herët ishte në prova edhe te skuadra gjermane Dynamo Dresden, por nuk pati sukses. Ndërkohë, edhe një futbollist shqiptar po provohet. Në prova te skuadra gjermane Dresden është sulmuesi Bajram Fetai. Kjo është hera e dytë që ai provohet te kjo skuadër e Bundesligës 2.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch