Home » Lajme » Milan, Barca, Chelsea kërkojnë fitore

Milan, Barca, Chelsea kërkojnë fitore

Skuadrat e mëdha evropiane si Milani, Barcelona e Chelsea, do t’i kërkojnë pikët e reja në duelet përkatëse, për ta bërë një hap tjetër drejt kualifikimit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato ndërmjet Bayer Leverkusenit me Valencian dhe Marseilles ndaj Arsenalit.Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupet E,F,G e H, ku pritet të zhvillohen takime mjaft interesante. Në Grupin E, lideri Chelsea do t’i kërkojë tri pikët e radhës, kur në Londër sonte e gostit ekipin modest belg, Genk.Në rast të fitores eventuale, ekipi i Andre Villas-Boas do t’i afrohej edhe më shumë të tetës së finales. Ndërkohë, Leverkusen, që zë pozitën e dytë, shpreson në eksperiencën e Michael Ballack, për ta ruajtur pozitën aktuale, pas duelit që do ta kenë me ekipin spanjoll, Valencia, në kuadër të Grupit E. Spanjollët do të kënaqeshin edhe me një barazim, në duel me ‘Farmaceutikët’.Pasi patën nismë të gjorë në kampionatet respektive, suksesi në Evropë është bërë më shumë se i rëndësishëm për Marseillen dhe Arsenalin, të cilat po përgatiten për përballjen e parë në mes vete në Ligën e Kampionëve, në kuadër të Grupit F.Francezët kanë shënuar vetëm një fitore nga nëntë ndeshje në Ligue 1, ndërsa londinezët kanë mbetur larg kryesuesve në Premierligë, pas largimit të dyshes Samir Nasri e Cesc Fabregas, gjatë verës që shkoi.Mirëpo, Arsene Wenger shpreson shumë në sulmuesin kryesor, Robin van Persie, i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme. Këtë vit, holandezi ka realizuar 28 gola nga 36 ndeshje, gjë e cila nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Në duelin tjetër, kampioni gjerman, Borussia Dortmund do të udhëtojë drejt Greqisë, me synim që ta nxjerrë ndonjë pikë.Befasia më e këndshme e fazës së grupeve, APOEL Nicosia do të ketë punë me Porton e rrezikshme në shtëpi, ndërsa lideri i kampionatit ukrainas, Shakhtar Donetsk, që barazoi në shtëpi me ekipin qipriot 1:1 në shtator, do t’i mirëpresë komshinjtë e Zenitit, nga Rusia.Milani dhe Barcelona do të mundohen t’i fitojnë ndeshjet përkatëse, ndaj bate Borisovit dhe Viktoria Plzenit, për ta siguruar 90 për qind kualifikimin në të tetën e finales. Befasitë eventuale nga ndeshjet e sontme do të linin gjithçka të hapur në Grupin H.

For each package, they’ll be using a double-counting process that I online essay writer by https://www.pro-essay-writer.com/ teach themso that we account for every dime

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch