Home » Lajme » Milan dhe Inter gjejnë fitoren e parë

Milan dhe Inter gjejnë fitoren e parë

Milani dhe Interi e gjejnë fitoren e parë në Serinë A në javën e pestë ( e katërta e luajtur). Me Gasperinin Interi nuk dinte se çfarë shije ka fitoreja, por me ardhjen në krye të pankinës zikaltër të Klaudio Ranierit, interistët menjëherë gjejnë fitoren. Interi ka fitur 3-1 në fushën e Bolonjës, ku i pari që shënoi ishte Pacini në minutën e 39-të. Në minutën e 66-të Diamanti  barazon për Bolonjën nga pika e bardhë, gjë të cilën e bën edhe Ëito në minutën e 81-të duke shënuar golin e dytë për Interin. Braziliani Lusio me golin e realizuar në minutën e 87-të vulos fitoren e parë sezonale për Interin, i cili shkon në kuotën e 4 pikëve.

Milani pas një humbje e dy barazimeve ka arritur të mposhtë minimalisht 1-0 Çezenën. Golin e vetëm për kampionët e shënoi Sedorf në minutën e pestë. Në këtë takim Ëanit duhet ti gëzohet vetëm tripikëshit të parë, pasi loja la shumë për të dëshëruar. Gjithsesi dihen vështirësitë që ka për momentin trajneri Masimiano Alegri, pasi lojtarët më të mirë, që bëjnë një ekip, janë të dëmtuar.

Napoli pas humbjes në mesjavë nuk arrin sërish të marrë veten, pasi përballja me Fiorentinën ka përfunduar 0-0.

 

BOLONJA – INTER 1-3

 

MILAN – ÇEZENA 1-0

 

NAPOLI – FIORENTINA 0-0

 

Rënditja

 

1. Genoa 3 2 1 0 7:3 7

2. Juventus 3 2 1 0 6:2 7

3. Udinese 3 2 1 0 5:1 7

4. Napoli 4 2 1 1 6:3 7

5. Fiorentina 4 2 1 1 5:2 7

6. Palermo 3 2 0 1 7:6 6

7. Cagliari 3 2 0 1 6:5 6

8. AC Milan 4 1 2 1 5:6 5

9. Novara 3 1 1 1 6:5 4

10. Lazio 3 1 1 1 5:5 4

11. Chievo 3 1 1 1 4:4 4

12. Inter 4 1 1 2 7:8 4

13. Catania 3 1 1 1 1:3 4

14. Lecce 3 1 0 2 3:4 3

15. Parma 3 1 0 2 3:8 3

16. AS Roma 3 0 2 1 2:3 2

17. Siena 3 0 2 1 1:2 2

18. Atalanta 3 2 1 0 5:3 1

19. Bologna 4 0 1 3 2:8 1

20. Cesena 4 0 0 4 2:7 0

Thirty seconds in, they might ask can you do my homework for me if we have the right equipment to do the project

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch