Home » Sport » Milani ngjitet në krye

Milani ngjitet në krye

Me rezultat prej 2-0, kampioni në fuqi i Serie A, Milan, ka fituar kundër Sienas në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në San Siro.

Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola me një dominim të lojës dhe posedimit nga Rossonerët, megjithatë rastet më të mira i patën mysafirët.

 

 

 

 

 

 

Në gjysmën e dytë, mesfushori italian, Antonio Nocerino, i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa asisti ishte i Robinhos (55’).

Pas një ndërhyrjeje në Kevin-Prince Boateng brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit kundërshtar, u akordua penalti në favor të Milanit, ndërsa përgjegjësinë e mori Zlatan Ibrahimovic, për ta dyfishuar epërsinë (64’).Pas kësaj fitoreje, Milani merr kreun e tabelës me një pikë më shumë se Juventusi dhe Udinese, që ndeshjet e kësaj xhiroje i zhvillojnë të dielën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch