Home » Lajme » Milot Ramdani (21) nga Bujanoci arrestohet në Kullë me fletarrest të NCB Interpolit të Visbadenit të Gjermanisë

Milot Ramdani (21) nga Bujanoci arrestohet në Kullë me fletarrest të NCB Interpolit të Visbadenit të Gjermanisë

Rozhaj, 5 korrik 2011 – Nëpunësit e policisë së Rozhajës e kanë ndaluar në vendkalimin kufitar të Kullës, me rastin e përpjekjes për të hyrë nga Kosova në Malin e Zi dhe e kanë arrestuar shtetasin e Serbisë, Milot Ramadanin (21) nga Bujanoci, për të cili ka shpallur fletarrest NCB Interpoli Visbaden i Gjermanisë.

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë malazeze,Tamara Ralevic, ka konfirmuar ditën e martë se policia gjermane e kërkon Ramadanin për shkak të veprave të shumta penale, si dhe lëndimeve të rënda trupore, por edhe delikteve verbale.

Ajo tha se policia e Rozhajës në pikën kufitare të Kullës, ka kontrolluar makinën e tipit „Mercedes”, me targa të Gjermanisë, të cilin e ngiste R. SH. (33) nga Berana, në të cilin ndodhej Milot Ramadani.

Sipas saj, në zhvillim e sipër është procedura e gjykatësit hetues për të përcaktuar paraburgimin edhe deportimin e tij në Gjermani.

Video playlist http://writepaper4me.com virtual field trips watch the player below to see the whole playlist, or view it on youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch