
Takimi i sotëm, sipas z.Cakaj ishte brenga rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës por edhe projektet e reja për Luginën.
Postimi i ministrit Gent Cakaj:
“Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi!
Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.
Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤.”