Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ministri grek: Jemi në luftë të pashpallur me Turqinë

Ministri grek: Jemi në luftë të pashpallur me Turqinë

“Kemi heronj që kanë rënë në vijën e frontit. Këto ngjarje ndodhin vetëm gjatë luftës.”

Të martën, në incidentet kufitare u përfshinë edhe kryeministri grek Aleksis Cipras si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, admirali Evangelos Apostolakis. Helikopterit ushtarak me të cilin fluturonin pranë ishullit Ro, që pretendohet edhe nga Turqia, iu afruan dy avionë luftarakë turq duke i kërkuar të dhënat e fluturimit.

Pas këtij incidenti, kryeministri grek Aleksis Cipras tha se Greqia nuk do të falë asnjë centimetër territor dhe do t’i përgjigjet çdo provokimi, pavarësisht se është e predispozuar për të ruajtur paqen me fqinjët. Krahas shumë incidenteve në Egje, forcat kufitare turke arrestuan në fillim të marsit dy ushtarë greke, të cilët kishin hyrë në një zonë të diskutueshme në kufirin kontinental greko-turk. Ankaraja pretendon se Greqia ka përfituar me të padrejtë dhe jashtë traktateve ndërkombëtare disa ishuj në Egje që ndodhen ngjitur me brigjet turke.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch