Home » Lajme » Ministri Krasniqi i përgjigjet letrës së zviceranit Solioz rreth Jeton Nezirajt

Ministri Krasniqi i përgjigjet letrës së zviceranit Solioz rreth Jeton Nezirajt

Siq kemi njoftuar ditë më parë, përmes një letre të sekretarit  të përgjithshëm në Qendrën për strategjitë e integrimit evropian (CEIS) me seli në Gjenevë, z Christopher Solioz kishte reaguar në favor të Jeton Nezirajt rreth shkarkimit të tij. Letra në fjalë e z. Solioz  ju kishte drejrtuar Minsitrit të Kulturës z.Memli Krasniqi dhe disa insituicioneve tjera.

“Unë nuk e kam ndërmen të reagojë as të polemizojë me askë, por përmes kësaj letreje kam për qëllim  më shumë t’i shpjegoj disa gjëra për cka edhe disa perosona qofshin edhe ato jashtë vendit tonë po bëhen viktimë e manipulimeve dhe thashethemeve të llafeve të kafeneve të qarshisë së Prishtinës” i ka deklaruar përmes telefonit ministri i kulturës z. Krasniqi agjencisë “Presheva Jonë” duke komentuar  lertën e z. Christophe Solioz, përgjegjës në Qendrën për strategjitë e integrimit evropian (CEIS) me seli në Gjenevë.

Në letrën e tij, i indinjuar thellë z. Solioz për largimin e z.Nezirajt nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtra të Kosovës, ndër tjera ai kishte shkruar se “Me shkarkimin e Nezirajt, Kosova po dërgon një sinjal të gabuar në botë. Krasniqi: Jeni i manipuluar…”

Në letrën e Ministrit të Kulturës së Republikës së Kosovës z.Memli Krasniqi drejtuar Christophe Solioz, e cila letër ka arritur në redaksinë e agjencisë informative “Presheva Jonë”, ministri kosovar shpjegon se  “z.Solioz, më vjen keq që është i manipuluar nga Jeton Nezirajt dhe  informatat që ka marrë nga ai janë plotësisht të pavërteta dhe kanë të bëjnë me një fushatë kundër ministrit dhe kulturës së vendit.. Neziraj  nuk është shkarkuar, por atij i ka kaluar mandati 3 vjeçar dhe në këto raste sigurisht që shpallet konkursi, sikur në tërë botën,  për zgjedhjen e drejtorit të ri artistik. Në këtë konkurs ka pasur të drejtë të marrë pjesë edhe vetë ish-drejtori artistik, Jeton Neziraj”

Po ashtu në këtë letër të minsitrit Krasnqi  drejtuar z.Solioz ai i quan spekulime dhe thashetheme të Nezirajt që sipas të cilit “bordi përzgjedhës i teatrit përbëhet nga njerëz jo profesionistë dhe me orientim të caktuar politik. Në këtë bord, në fakt  fuigurojnë emrat të shmuar tgë kulutrës sonë si Jusuf Buxhovi, Emin Halili, Igballe Qena, Ilire Vinca ,Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi e Ahmet Brahimaj, të gjithë emra të respektuar dhe profesionistë në lëmenjtë përkatëse..”

Memli Krasniqi po ashtu e ka qujatur spekulative dhe shantazh etiketimet e Nezirajt se gjoja pas shkarkimit të tij, teatri ështe”shndrruar në strehë të “nacionalizmit primitiv dhe racist” ?! Krasniqi po ashtu ka hedhur poshtë  kualifikimit nga ana e ish-drejtorit të teatrit për drejtorin aktual Emin Eminit, që sipas ministrit,  dretjori i ri i teatrit tone është intelektual i njohur në Kosovë, profesionistë dhe apolitik.

Prishtinë, 20 shtator /AIK-Presheva Jonë

Valerie starks, the mother, filmed her young daughter confessing to posing in lacy lingerie and lying about her age on www.celltrackingapps.com social media

2 Responses

  1. Kosovalindore thotë:

    Te nderuar miq dhe mirembajtes te kesaj web faqe te Kosoves Lindore.

    Si vizitore i web faqes suaj, ju kisha keshilluar ti shmangeni ketij pseudo gazetari Nefail Maliqi se ua mbushi me shkrrapla te kota web faqen tuaj shume te rrespektuar.

    A nuk po e shihni se e keni humbur “shkelqimin” qe e keni pasur dikur me keto tekste te ketij gazetari? Kudo qe lexon, sheh vetem fotografin e tij.

    Ju po i beni reklame nje njeriu te padeshirueshem ne diaspore.

    Ju po i beni reklame pa pagese!

    Ju po i ndihmoni atij ta reklamoj vetveten.

    Nje dite do te deshproheni me te.

    Nje dite do ta kujtoni kete komente timin, qe e kam vetem per te miren tuaj dhe faqes tuaj.

    Ju pershendet lexuesi juaj i rregullt.

    • KosovaLindore thotë:

      I nderuar vizitorë dhe të gjithë vizitorët tjerë të ueb-faqes tonë, stafi i ueb-faqes KosovaLindore.Com, nuk ua mohon të drejtën e publikimt të të gjithë atyre kontribuesve, qofshin ata opinionist, medime televizive apo edhe ueb-faqe që shprehin dëshirë për ta publikuar ndonjë lajmë të tyre që për ta dhe për vizitorët tanë mendohet se është artikull i vlevshëm për ta parë. Andaj nuk nënkupton se të gjithë artikujt e njërit apo mediumit tjetër marrin pëlqim për publikim në ueb-faqen tonë dhe tuajën. Ne si ueb-faqe jemi në shërbim tuaj dhe plasojmë artikuj sidomos nga bashkëpuntorët tanë që kanë shprehë dhe shprehin gatishmëri për të dhënë kontributin e tyre nëpërmjet KosovaLinoder.Com, të cilët gjithsesi dhe i falenderojmë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch