Home » Lajme, Vendore » Ministria e Arsimit e Shqipërisë ka siguruar 182 vende të lira për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Lugina

Ministria e Arsimit e Shqipërisë ka siguruar 182 vende të lira për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Lugina

Ministria e Arsimit e Shqipërisë ka siguruar 182 vende të lira për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Lugina në universitetet shtetërore shqiptare në vitin e ri akademik 2012/2013. Sipas Ministrisë së Arsimit, për këtë vit është dhënë kuota prej 700 vendeve të lira për studentët shqiptarë jashtë kufijve si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës. Numri më i madh i vendeve të lira është dhënë për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, edhe ate 235 vende, për Luginën e Preshevës 182 vende të lira, për studentët nga Maqedonia 144 vende dhe për Kosovën rreth 140 vende. Nga studentët që jetojnë në këto treva akoma ka interesim dhe konkurrencë të madhe për të studiuar në universitetet shtetërore të Shqipërisë, edhe përkundër pranisë së universiteteve shtetërore dhe private në gjuhën shqipe. Në universitetet shtetërore në Shqipëri për këtë vit të drejtë regjistrimi kanë 27.047 studentë të rinj, ndërsa regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch