Home » Lajme » Ministrit Ibrahim Makolli nuk i lejohet hyrja në Sërbi

Ministrit Ibrahim Makolli nuk i lejohet hyrja në Sërbi

Ministri i Diasporës pranë qeverisë së Kosovës Ibrahim Makolli, sot është kthyer mbrapsh nga vendkalimi kufitar në Konçul, nga autoritetet policore serbe. Me këtë rast vizita e shumëpritur e një përfaqësuesi qeveritar të Kosovës në Luginë të Preshevës, ende nuk mund të ndodhë, jo në një të ardhme të afërtë, duke parë rrethanat. Edhe pse udhëheqësit institucional të Luginës së Preshevës përkatësishtë të Komunës së Bujanocit, ishin ata që janë marrë me procedurat rrethë lejes së kësaj vizite zyrtare, si duket dështoi pasi që autoritetet serbe kanë thënë se ai lejohet të hyjë në territorin e Serbisë si qytetarë i thjeshte e jo si ministër i qeverisë së Kosovës.

Të indinjuar nga ky veprim, kryetarët e komunave dhe të kuvendeve komunale, së bashku me deputetin, menjëherë kanë dalë me deklarata të përbashkëta për media. Që të gjithë akuzuan qeverinë e Beogradit, gjegjësishtë ministrinë e punëve të brendshme për moszbatimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë të nënshkruar nga vetë Serbia. Ndërsa moslejimi i hyrjes së ministritë Makolli, është quajtur “Skandal politik”.

Nga ana tjetër kryetarët e kuvendeve komunale thanë se me këso veprime Serbisë definitivishtë nuk duhet ti jepet statusi I vendit kandidatë për në BE, as në muajin Mars.

Për Riza Halimin ky ishte një incident i panevojshëm që e ka shkaktuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli, në agjendën e vizitës së tij që ishte paraparë të fillonte në Bujanoc e të mbaronte në Preshevë, ka pasur në plan të takohet në Bujanoc me kryetarët e komunave dhe të kuvendeve të Preshevës dhe Buajnocit në ora 11:30. Ndërsa në sallën e konferencave në Preshevë prej orës 15:00 ishte takimi i përbashkët me të gjitha partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës.

Nga ana tjetër Kryeshefi i policisë për Rajonin e Pçinjës Budimir Mihajloviq ka deklaruar se në vendkalimin kufitar në Konçul, policia nuk i ka lejuar Makollit të hyjë në teritorin e Serbisë, duke mos theksuar se me çfarë arsye ai është kthyer. Në pyetjen se cilat janë arsyet se pse nuk iu është lejuar hyrja nëpër vendkalimin kufitar, Mihajloviq ka thënë se atij arsyet iu janë treguar para se të arrij në pikën kufitare.
Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për medie ka deklaruar seMinistria e punëve të brendshme do të rrespektojë të gjitha marrëveshjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se në Serbi çdo kush mund të vijë si qytetar i thjeshtë, e jo si ministër.
“Komuna e Bujanocit nuk ka kompentencë që të ftojë politikanë dhe duhet ta rrespektojë procedurën. Ne nuk kemi qenë të informuar për ardhjen e tij, por kemi marrë informacionin nga Bujanoci” ka thënë Daçiq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch