Home » Lajme, Vendore » Ministrit Kosovar nuk i lejohet hyrja ne Sërbi

Ministrit Kosovar nuk i lejohet hyrja ne Sërbi

Sipas burimeve të RTV Spektrit vizita e ministrit Makolli nuk është lejuar pasi që kërkesa ka qenë që të futet si delegacion Kosovar, ndërsa autoritetet serbe kanë kërkuar që të hyjë vetëm si qytetar i thjeshtë.

Në pikën kufitare të Konçulit ishte prezent edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, i cili më pas në zonën neutral është takuar me misnistrin Makolli.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj ka reaguar faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës duke e quajtur këtë ndales si skandal diplomatik dhe mos zbatim të marrveshjes për lëvizje të lire.

Kujtojmë që një ditë më parë, qeveritarët serbë deklaruan se ministri Makolli mund të hyjë në territorin e Serbisë pa asnjë problem, pasi që, sipas tyre ai është “qytetar i Serbisë”.

Ministri Makolli ishte paraparë të takohej me faktorin politik shqiptar ku do të njoftohej me problemet të cilët po ballafacohen shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch